Glauk Konjufca banalizon diskutimin në Kuvend për sponzorizimin e sportit: “Do t’iu ndërrohet emri klubeve”

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka folur në Kuvend gjatë kësaj seance të jashtëzakonshme mbi Ligjin për Sponzorizime në sport, duke shfaqur dije të çala, banale e të thjeshtuara për tematikën në fjalë. Duke qenë i orientuar a priori kundër korporatave dhe kompanive të mëdha politikisht, ai harron të shikojë vendet e tjera evropiane […]
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka folur në Kuvend gjatë kësaj seance të jashtëzakonshme mbi Ligjin për Sponzorizime në sport, duke shfaqur dije të çala, banale e të thjeshtuara për tematikën në fjalë.
Duke qenë i orientuar a priori kundër korporatave dhe kompanive të mëdha politikisht, ai harron të shikojë vendet e tjera evropiane ku sportet janë zhvilluar pikërisht nga korporatat dhe kompanitë e mëdha, shkruan Periskopi.
Konjufca ndër tjerash ka deklaruar se “mos u çuditni nëse pas disa vitesh, klubet tona nuk do të quhen KF Prishtina psh, por KF Devolli” duke iu referuar një kompanie kosovare.
Konjufca, për çudi, ka kërkuar që të ndiqet modeli socialist i marrëdhënies me shtetit dhe sportit, ku i pari e kontrollon në mënyrë të plotë të dytin. Duhet të kujtojmë se një model të tillë, pas vitit 1992 nuk e ndjek asnjë vend evropian ndërkohë që Konjufca i takon një partie të deklaruar si e qendrës së majtë.
Për më tepër, shumica e klubeve sportive evropiane janë të pronësuara nga korporata e kompani të ndryshme por rastet kur atyre iu është ndërruar emri, logoja, ngjyrat apo lokacioni nuk ekzistojnë. Ndërsa sa i përket Prishtinës, ky klub është privatizuar para 15 vitesh, por nuk i është ndërruar asnjë pjesë e identitetit.
Sidoqoftë, Konjufca ka deklaruar se do ta votonte amandementin e z.Bekim Haxhiu, vetëm për shkak të presionit të bërë nga sportistët.












