Gjenerali i Iranit, Dehghan: Amerikën do ta hedhim tek shporta e mbeturinave të historisë e Izraelin do ta zhdukim nga faqja e dheut

Gjenerali i Iranit, Dehghan: Amerikën do ta hedhim tek shporta e mbeturinave të historisë e Izraelin do ta zhdukim nga faqja e dheut

Këshilltari për Mbrojtje i Liderit Suprem të Iranit, Khamenei, Gjeneral Hossein Dehghan, që ishte edhe ministër i mbrojtjes së qeverisë iraniane, i bëri këto deklarata gjatë intervistës në një televizion irakian. Gjenerali Dehghan ka thënë në intervistën në televizionin Al-Nujaba TV se “ amerikanët e dinë se bazat e tyre janë në rrezen e predhave […]

Gjenerali Dehghan ka thënë në intervistën në televizionin Al-Nujaba TV se “ amerikanët e dinë se bazat e tyre janë në rrezen e predhave tona, ushtria jonë mund ti shkatërrojë tërësisht bazat e tyre ushtarake. Trump ka dëshmuar edhe një herë se ai është vetëm agjent i interesave të administratës së tij, se lufta në këtë rajon nuk do të ishte shëtitje e thjeshtë, ata e kuptojnë se sa i fortë është Irani. Ata nuk janë të gatshëm për luftë, ata nuk do të arrijnë të mbledhin një koalicion ndërkombëtar, pasi nuk ka një rezolutë nga OKB’ja. Nuk ka konsensus ligjor global për këtë.”

Dehghan pasi vlerësoi amerikanët foli edhe për armikun tjetër të tyre, Izraelin, të cilët si rëndom i kërcënuan më egërsisht “Flakët e luftës menjëherë do të përfshinin Izraelin, ata e dinë se Irani do ti zhdukë tërësisht së ekzistuari në rast lufte. Mendimi im personal është se nuk do të ketë luftë, jo se nuk duan amerikanët por për shkak se e dinë se Irani është mjaft i fortë për të u përballur me ta. Irani do të korrte fitore të madhe, amerika do të përfundonte si mbeturinë e historisë. Më nuk do të kishte Izrael në tokat e Palestinës, do ta zhduknim nga faqja e dheut.”

Këto deklarata vijnë gjatë kohës kur marrëdhëniet mes Iranit dhe SHBA’ve janë përkeqësuar jashtëzakonisht pas rrëzimit të fluturakes amerikane mbi ngushticën e Hormuzit dhe sulmeve dhe fundosjes së mëhershme të anijeve ndërkombëtare në gjirin e Omanit. Irani konsiderohet si sponsori më i madh shtetëror i terrorizmit në botë. Në Siri janë aktiv në mbështetje të regjimit të Assad, në Liban mbështesin paramilitarët e Hesbollah, po ashtu në rripin e Gazas në Palestinë. Në Irak janë hapur në mbështetje të paramilitarëve sektar shiitë, në Jemen mbështesin kryengritësit Houthi të cilët kanë nisur luftë civile atje dhe me 2015’në pushtuan kryeqytetin Saana e lufta ende po vazhdon.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?