Gazetari britanik rrëfen momentin se si ia shpëtoi jetën telefoni gjatë raportimeve të luftës në Prekaz

Gazetari britanik Vaughan Smith u rikthye sërish në Prishtinë 20 vjet pas fundit të luftës në Kosovë, për ta promovuar dokumentarin ‘Lugina”, shkruan Periskopi. Gazetai britanik foli edhe për momentin kur një telefon i kishte shpëtuar jetën. Nëse ai nuk do ta kishte telefonin në xhep, atëherë ai nuk beson se do të shpëtonte nga […]
Gazetai britanik foli edhe për momentin kur një telefon i kishte shpëtuar jetën.
Nëse ai nuk do ta kishte telefonin në xhep, atëherë ai nuk beson se do të shpëtonte nga plumbi që do ta godiste drejt e në stomak.
“Ishte ne Prekaz kjo, isha me fat vërtetë. Më të vërtetë Prekazi ishte jashtëzakonisht i rëndësishëm, Diasporën që erdhi në Kosovë i solli Prekazi, për shkak të pamjeve që dolën nga Prekazi, ata i panë edhe fotot e mia. Pastaj edhe deklaratat e Albraight. Por, gjeneratat e reja nuk ishin të kënaqur për atë që po ndodhte, ata e panë këtë film dhe kur mësuan për Prekazit, ata thanë se duhet të bëhet diçka. Marrëveshja e Dejtonit nuk i ka shërbyer fare askujt. E ruaj atë telefon, sepse nuk do të shpëtoja, do të më qëllonte në stomak dhe nuk do të kisha shpëtuar, por fatmirësisht ishte telefoni aty. Kur flasim për rreziqet, kur je i ri nuk i mendon ato”, u shpreh Smith./Periskopi/












