Gazeta austriake: Bujar B., shqiptari që dyshohet se ka tentuar ta vrasë zv. Kancelarin Strache

Gazeta austriake: Bujar B., shqiptari që dyshohet se ka tentuar ta vrasë zv. Kancelarin Strache

Bujar B. i cili është dënuar vitin e kaluar për probleme që ndërlidhen me drogën dhe posedim ilegal të armëve, dyshohet se është i përfshirë në planifikimin e një sulmi me bombë që cak kishte eliminimin e zëvendës kancelarit austriak, Heinz Christian Strache. Bujar B i që dyshohet të jetë shqiptar, bazuar në emrin e […]

Bujar B. i cili është dënuar vitin e kaluar për probleme që ndërlidhen me drogën dhe posedim ilegal të armëve, dyshohet se është i përfshirë në planifikimin e një sulmi me bombë që cak kishte eliminimin e zëvendës kancelarit austriak, Heinz Christian Strache. Bujar B i që dyshohet të jetë shqiptar, bazuar në emrin e tij,  i kishte ofruar një personi ‘V’, një shumë prej 100 mijë eurove për një sulm me bombë.

Siç shkruan gazeta austriake ‘Courier’, sipas një incizimi sekret, dyshohet se është i përfshirë në këtë plan si organizator. Bujar.B është dënuar nga një Gjykatë në Vjenë vitin e kaluar për probleme me narkotikë dhe posedim ilegal të armëve. Atij, pas dyshimeve për përfshirje në sulmin me bombë i është vendosur masa me burgim me kohë të pacaktuar, raporton Express.

Ai aktualisht ndodhet në një burg në qytetin e Hintenbergut në Austri.

Sipas një hetimi të Prokurorisë Publike të Vjenës thuhet që “Bujar B, është i dyshuar se më 26 shtator të vitit 2018, është munduar ta bind dikë, për të vrarë zëvëndëskanelarin Strache me një bombë që do të vendosej në makinën e (Strache’s)”.

Për të realizuar këtë plan, Bujar B thuhet se kishte provuar që ta bindte personin “V”, duke i ofruar një shumë prej 100 mijë eurove për planin.  “V” thuhet se ishte një zyrtar policor, dhe se Bujar B. po tentonte ta përfshinte atë në këtë plan, për të shkaktuar tollovi në Austri, mes qytetarëve dhe strukturave politike.

I dyshuari Bujar B, thuhet se kishte informacione të detajuara edhe rreth asaj se ku e parkon makinën e tij Strache.

Siç shkruan gazeta austriake deri tani Bujar B do të duhej të lirohej, pasi që nuk ka ndonjë provë që konfirmon dyshimet dhe se dënimi për problemet me narkotik dhe armë pa leje i kishte përfunduar më 29 maj.

“Në hetimet paraprake nuk ka ndonjë provë të gjetur, që mund të vërtetonte dyshime”, ka thënë Thomas Vecsey.

Megjithatë ai po mbahet ende në burg, dhe se tashmë është duke u analizuar se si do të procedohet me rastin.

Ndërkohë që nuk janë vërtetuar dyshimet e ka pranuar edhe zëdhënësja e Prokurorisë së Vjenës, Nina Bussek.

“Momentalisht, dyshimet nuk janë vërtetuar”, ka thënë ajo.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?