GAP: Ministria e Financave dhe Kuvendi i Kosovës nuk kanë para për KGJK’në dhe KPK’në

GAP: Ministria e Financave dhe Kuvendi i Kosovës nuk kanë para për KGJK’në dhe KPK’në

Instituti GAP gjatë ditë së sotme publikoi raportin “Nuk ka para për sundim të ligjit: si ndikon procesi buxhetor në pavarësinë e gjyqësorit?”. Duke analizuar procesin e buxhetimit për Këshillin Gjyqësor dhe Këshillin Prokurorial të Kosovës, studimi synon të nxjerr në pah nëse qeveria mund të ndërhyjë në autonominë e tyre përmes mjeteve buxhetore. Përmes […]

Instituti GAP gjatë ditë së sotme publikoi raportin “Nuk ka para për sundim të ligjit: si ndikon procesi buxhetor në pavarësinë e gjyqësorit?”.

Duke analizuar procesin e buxhetimit për Këshillin Gjyqësor dhe Këshillin Prokurorial të Kosovës, studimi synon të nxjerr në pah nëse qeveria mund të ndërhyjë në autonominë e tyre përmes mjeteve buxhetore.

Përmes një komunikate për media nga GAP, ky raport argumenton se procesi aktual i buxhetimit mund të vë në rrezik pavarësinë dhe efektivitetin e institucioneve gjyqësore dhe prokuroriale.

“Disa nga problemet e identifikuara në procesin e ndarjeve buxhetore përfshijnë mungesën e kohës dhe resurseve profesionale të Kuvendit të Kosovës për të shqyrtuar në hollësi kërkesat buxhetore, si dhe mungesën e të dhënave me kohë dhe të kritereve për ndarjet buxhetore. Mungesa e dëgjimeve të rregullta buxhetore me Këshillin Gjyqësor dhe Këshillin Prokurorial si dhe mungesa e të dhënave të krahasueshme me vendet e tjera janë disa nga arsyet që mund të çojnë në kapacitete të kufizuara buxhetore të kwtyre dy institucioneve për të përmbushur efektivisht misionet e tyre”, thuhet në raport.

Në këtë raport nuk është gjetur ndonjë dëshmi se partitë politike në pushtet qëllimisht kanë dashur të ndërhynin në pavarësinë e sistemit gjyqësor, por as Ministria e Financave, e as Kuvendi i Kosovës nuk kanë mundur të ofrojnë arsyetime se përse i kanë refuzuar kërkesat buxhetore të KGJK-së dhe KPK-së.

“Procesi i buxhetimit për këto dy institucione është analizuar edhe kundrejt rekomandimeve të Këshillit të Evropës. Raporti ofron një numër rekomandimesh se si të përmirësohet procesi buxhetor për gjyqësorin. Siç rekomandohet nga Këshilli i Evropës, përfshirja e KGJK-së dhe KPK-së gjatë ndarjeve buxhetore duhet të jetë e detyrueshme dhe të sigurohet me ligj. Kuvendi i Kosovës duhet të përdorë pika referuese dhe të sigurojë argumente transparente për publikun kur mbështet ose refuzon kërkesat buxhetore të KGJK-së dhe KPK-së. Ligji për ndarjet buxhetore duhet të dorëzohet në Kuvendin e Kosovës të paktën tre muaj përpara fillimit të vitit fiskal, në mënyrë që komisioneve t’u jepet më shumë kohë për vlerësimin e kërkesave buxhetore”, thuhet tutje.

Ky studim është përgatitur si pjesë e Programit të Bursave ENGAGE II së bashku me Centre for European Policy Studies (CEPS) në Bruksel.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?