Fusha Kosova bëhet me ujë të pijshëm 24 orë në ditë

Fusha Kosova bëhet me ujë të pijshëm 24 orë në ditë

Komuna e Fushë Kosovës prej sot ka furnizim të rregullt me ujë të pijes 24 orë në ditë, falë realizimit të projektit nga Kompania e Ujësjellësit Rajonal Prishtina, të mbështetur nga Qeveria e Kosovës dhe qeveria Gjermane. Ndonëse, nga ky inaugurim i lëshimit në funksion të linjës magjistrale për furnizim 24 orë me ujë të […]

Ndonëse, nga ky inaugurim i lëshimit në funksion të linjës magjistrale për furnizim 24 orë me ujë të pijshëm, u bë thirrje qytetarëve të kësaj komune që mos ta keqpërdorin ujin.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, tha se shumica e keqpërdorimit të ujit bëhet nga kyçje ilegale, ndërsa këtë investim e quajti të mjaft të rëndësishëm për banorët e Fushë Kosovës dhe rrethinës.

“Është një investim mjaft me rëndësi për  vendin, një investim gjysmë milioni euro që është bërë edhe në restaurimin e rezervuarit në Shkabaj që përfshinë rreth 50 mijë banorë. Pra, është bërë një investim shumë i qëlluar. Shfrytëzoj këtë rast për t’i bërë thirrje qytetarëve që mos ta keqpërdorin ujin, sepse sot ne ballafaqoheni me humbje të mëdha të ujit të pijes”, theksoi Lluka.

Kryetari i komunës së Fushë Kosovës, Burim Berisha, tha se beson që tashmë banorët e kësaj komune do të kenë ujë të pijes 24 orë, ndërsa vlerësoi se ky është investimi më i madh që nga paslufta.

“Sot është një ditë e shënuar për Fushë Kosovën, po bëjmë përurimin e projektit për 24 orë pa ndërprerë me ujë për qytetin dhe për fshatrat për këtë punë kanë kontribuuar shumë institucione të cilat i falënderojmë që nuk do të vuajnë më qytetarët për ujin. Besojmë dhe shpresojmë që qytetarët e Fushë Kosovës do të kenë 24 orë ujë në përpjekje nga kompania ujësjellësi, komuna dhe qytetarët për shpenzimin e ujit. Ky është një prej sukseseve më të mëdha që nga paslufta”, theksoi Berisha.

Kryeshefi ekzekutiv i KUR ‘Prishtina’, Ilir Abdullahu, duke falënderuar edhe Bankën Gjermane për Zhvillim (KfW)m, vlerësoj se këtë projekt e kanë merituar qytetarët e Fushës Kosovës, por njëherësh kërkoj nga ta që mos e keqpërdorin ujin e pijes.

“Qytetarët e Fushë Kosovës e kanë merituar këtë artikull jetësor që sot ata e gëzojnë. Ka pasur vonesa, por po besoj që po bëhet një punë e mirë nga investimi prej gjysmë milioni euro. Impakti dhe përfitimet janë shumë më të mëdha për arsye se sot mbi 50 mijë banorë kanë një ujë kualitativ, ujë të pijes 24 orë. Ajo çka dua të them, kemi nevojë si kompani që qytetarët të kujdesën që mos ta keqpërdorin”, tha Abdullahu.

Abdullahu beson se shumë shpejt do të nisin edhe projekte të reja për ngritje të shërbimeve për qytetarët.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?