Fituesit dhe humbësit e debatit të Demokratëve

Debati i pari i kandidatëve që mësyjnë nominimin e Demokratëve për t’i dalë kundër Donald Trumpit në zgjedhjet e vitit 2020 shkoi mjaft keq. 10 kandidatë ishin në skenë nga 24 sa janë gjithsej, dhe përgjigjet e tyre ishin të limituara në 60 sekonda dhe shumica e kandidatëve ishin të pavullnetshëm që të përlesheshin me […]
Debati i pari i kandidatëve që mësyjnë nominimin e Demokratëve për t’i dalë kundër Donald Trumpit në zgjedhjet e vitit 2020 shkoi mjaft keq.
10 kandidatë ishin në skenë nga 24 sa janë gjithsej, dhe përgjigjet e tyre ishin të limituara në 60 sekonda dhe shumica e kandidatëve ishin të pavullnetshëm që të përlesheshin me njëri-tjetrin.
Debati ishte më pak debat se sa seri e fjalimeve njëminutëshe, shkruan Periskopi.
Këta janë fituesit dhe këta janë humbësit sipas analistit të CNN, Chris Cillizas:
FITUESIT
Julian Castro: Ish kryetari i San Antonios po garonte poshtë radarit – tepër poshtë radarit – deri të mërkurën mbrëma. Por, kjo ka gjasë të ndryshojë pasi ai mori vëmendje tepër të madhe gjatë debatit, bile po aq sa Elizabeth Warren. Ai u përfshi në një debat me Beto O’Rourke për emigracionin dhe e dërrmoi totalisht.
Elizabeth Warren: Asaj iu bënë më shumë pyetje se çdokujt tjetër. Dhe po, ajo ia doli t’iu përgjigjej mjaft mirë të gjithave.
Cory Booker: Senatori nga New Jersey nuk do të jetë ylli më i madh nga debati i të mërkurës – pasi këtë vend e ka zënë Castro – por ai ia doli të injektonte veten në shumicën e bisedave gjatë natës – madje edhe në ato që nuk ishin të drejtuara kah ai. Bookeri e mori pjesën më të madhe të kohës nga 10 kandidatët.
HUMBËSIT
Beto O’Rourke: E zorshme ta shikosh. I përsëriste gjithë kohën përgjigjet. U turpërua nga Julian Castro.
Zërimi: Zërimi s’ishte kurrkah gjatë asaj nate, me tepër shumë dhe me vetë presidentin amerikan që u ankua për prishjen teknike në mes të debatit.
Beto O’Rourke: E di se tashmë e kam emëruar si ‘humbës’. Por ai ishte aq i dobët sa duhet të vendoset dy herë në listë.
Amy Klobuchar: Kisha pritje të larta për senatoren nga Minnesota sepse kishte treguar kapacitetin e saj për të shkëlqyer. Por jo kësaj radhe.
Bill de Blasio: Nëse ndërhyrja në mënyrën më arrogante të mundshme në fjalën e dikujt tjetër do të ishte sport olimpik, kryetari i New Yorkut do të ishte fitues i medaljes së artë. /Periskopi












