Ekspertja serbe e këshillon Serbinë që ta fusë veriun e Kosovës në Kushtetutë si kundërpërgjigje ndaj taksës

Ekspertja serbe e këshillon Serbinë që ta fusë veriun e Kosovës në Kushtetutë si kundërpërgjigje ndaj taksës

Jelena Milic, shefe e Qendrës për Studime Euro-Atlantike, ka thënë se Beogradi duhet t’i përgjigjet masave të Prishtinës të cilat sipas saj e kanë bllokuar dialogun e Brukselit. Ajo thotë se si përgjigje për këtë, Qeveria e Serbisë duhet të ndryshojë preambulën e saj të kushtetutës, dhe duke përfshirë në të vetëm katër komunat veriore […]

“Katër komunat veriore të Kosovë janë pjesë e integruar e Serbisë”, kjo është formulimi që ajo ka propozuar që Serbia të fus në kushtetutën e saj.

Ajo thotë se një gjë e tillë do të ndihmonte Serbinë që të forconte pozicionin e saj karshi Kosovës në një mënyrë që sipas saj nuk do të provokonte dhunë.

“Ajo do të ndihmonte Serbinë për të forcuar pozitën. Do të bënim një lëvizje provokative, të padhunshme. Ne nuk do të provokojmë sigurinë e askujt, do të bënim një lëvizje që prodhon opsione të reja” ka shpjeguar ajo propozimin për Qeverinë e Ana Brnabiqit.

Derisa Milic propozon që me Kushtetutë t’i konsiderojë si të vetat katër komuna të Republikës së Kosovës, thotë se një gjë e tillë do të ishte një ‘kompromis i dhimbshëm për Serbinë’, pasi që do të tregonte një gjest të madh do të tregonte se është gati për një kompromis të tillë.

Ajo është përpjekur që ta kamuflojë këtë ide të sajën për ndarje të Kosovës, duke thënë se nuk ka të bëjë me ndarje etnike, por të pranojë që Serbia nuk e kontrollon të gjithë Kosovën, por vetëm pjesën veriore të saj ku janë burimet nëntokësore minerare.

“Kjo nuk është në kundërshtim as me Rezolutën 1244 e as me marrëveshjen e Brukselit”, duke thënë se ky është propozimi i qendrës që ajo udhëheq rreth idesë për korrigjim të kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ajo thotë se e gjithë kjo luftë po bëhet për të marrë pjesën veriore të Kosovës, pasi që ‘çështja e korrigjimit të kufijve është gjithmonë një çështje e burimeve nëntokësore”, ka thënë ndër të tjera Milic./GazetaExpress/

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?