Edhe tre ministra shqiptarë në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut

Edhe tre ministra shqiptarë në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut

Pas debatesh që zgjatën dy ditë, parlamenti i Maqedonisë së Veriut miratoi të enjten para mesnate ndryshimet në kabinetin qeveritar të kryeministrit Zoran Zaev. Për secilin prej pesë ministrave që marrin detyrën u votua veç e veç. 3 prej tyre janë shqiptarë: Hisni Ismaili, përfaqësues i partisë Alternativa do të jetë ministër kulture; Naser Nuredini […]

Për secilin prej pesë ministrave që marrin detyrën u votua veç e veç. 3 prej tyre janë shqiptarë: Hisni Ismaili, përfaqësues i partisë Alternativa do të jetë ministër kulture; Naser Nuredini i Bashkimit Demokratik për Integrim shkon në krye të Ministrisë së Ambientit jetësor, dhe Sadulla Duraku po i BDI-së, merr portofolin e Ministrisë se re të Sistemit Politik.

Ministrat Dragan Tevdovski, Hazbi Lika dhe Suhejl Fazliu u shkarkuan të mërkurën nga parlamenti, ndërsa Zoran Shapuric e Lupço Nikollovski dhanë dorëheqjen.

Zaev, që fillimisht synonte të merrte edhe postin e Ministrit të Financave për një kohë të caktuar, u tërhoq pas debatesh të ashpra nga opozita, por dhe nga paralajmërimet e Komisionit kundër korrupsionit, qe argumentoi se mbajtja e dy funksioneve paraqet konflikt interesash.

Shefi i ekzekutivit e la bosh vendin e ministrit të Financave deri në gjetjen e një kandidati të përshtatshëm për ta drejtuar këtë post të rëndësishëm.

Opozita, si maqedonase edhe ajo shqiptare e kanë quajtur farsë riorganizimin e kabinetit qeveritar të Zaev, ndërkohë që edhe në opinionin publik ka pasur mjaft kritika nga analistët, sipas të cilëve duheshin bërë ndryshime rrënjësore, të largoheshin ministrat e dyshuar për korrupsion e shpërdorim tenderash.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?