Edhe nesër Kuvendi mban seancë të jashtëzakonshme

Sot përfundoi një seancë e jashtëzakonshme, nesër nisë prapë një e re – raporton Periskopi. Zyra për media e Kuvendit të Kosovës ka bërë të ditur se nesër do të mbahet seancë e jashtëzakonshme për heqjën e monopolit lidhur me shërbimin e homologimit të veturave. Kjo seancë është paralajmëruar për nesër duke filluar nga ora […]
Zyra për media e Kuvendit të Kosovës ka bërë të ditur se nesër do të mbahet seancë e jashtëzakonshme për heqjën e monopolit lidhur me shërbimin e homologimit të veturave.
Kjo seancë është paralajmëruar për nesër duke filluar nga ora 10:00.
Kuvendi edhe sot ka mbajtur seancë të jashtëzakonshme për arsimin. Në atë seancë nga deputetët opozitarë u kërkua dorëheqja e ministrit të Arsimit, Shyqyri Bytyqi.












