Dy vjet pa specializantë të rinj, konkursi nuk pritet të hapet as sivjet

Dy vjet pa specializantë të rinj, konkursi nuk pritet të hapet as sivjet

Janë bërë gati dy vite prej kur Ministria e Shëndetësisë nuk ka hapur konkurs për specializantë të ri. Zyrtarët e MSH-së deklarojnë se janë duke bërë një plan, por ende nuk e dinë se kur do të hapet konkursi, ndërsa profesorët tërheqin vërejtjen për mungesë të specialistëve. E madje nuk kanë lënë të shpresohet se […]

Institucionet në Kosovë prej disa vitesh janë alarmuar për mungesë të specialistëve të anesteziologjisë. Kjo për faktin se shumica e mjekëve të rinj të kësaj lëmie po e lënë Kosovën për kushte më të mira në vendet evropiane. Por kjo nuk është e vetmja arsye. Mungesës së anesteziologëve po i kontribuon edhe mos hapja e konkursit për specializim nga Ministria e Shëndetësisë, shkruan Gazeta Shneta.

Drejtori i Klinikës së Anestezionit në QKUK, Prof. Asc. Dr. Nehat Baftiu, thotë se kanë nevojë të madhe për specializantë në këtë lëmi. “Nevoja është e madhe duke pas parasyshë edhe faktin se vetëm në muajt e fundit nga Kosova kanë ikur 10 anesteziologë të rinj, 5 specialistë dhe 5 specializantë. Tash llogariteni që neve na duhen 5 vite për ta formuar një specialistë të ri të anestezionit. Është shumë keq që janë bërë pothuajse dy vite pa hapur konkurs”, ka deklaruar Baftiu.

Por rreth 400 mjekëve të rinj sa janë aktualisht në Kosovë duket se do t’iu shkojë huq edhe ky vit. Zyrtarët e Ministrisë së Shëndetësisë në krye me ministrin Uran Ismaili, nuk e dinë se kur do të hapet ky konkurs. E madje nuk kanë lënë të shpresohet se do të hapet edhe këtë vit. Ata thonë se janë duke bërë një plan të resurseve humane dhe profesionale për shëndetësi për dy vitet e ardhshme në bazë të të cilit do të tregohen nevojat dhe shpërndarja e specializimeve të reja.

“Plani pritet të përfundojë shumë shpejt dhe pastaj mbi bazën e tij do të hapen edhe konkurset për specializime. Pra është duke u punuar që gjatë këtij viti të ketë specializime të reja”, thuhet në përgjigjen e Zyrës për Informim të MSH-së.

Mungesa e specializantëve jo vetëm lë boshllëk në shërbimet shëndetësore, por edhe rrezikon zbrazjen e Kosovës nga mjekët e rinj. Por nga MSH thonë se janë rritur pagat dhe janë përmirësuar kushtet në mënyrë që ata ta gjejnë veten me profesionin e tyre në vend. MSH ka konfirmuar se është duke u punuar plotësim-ndryshimi i Udhëzimit Administrativ për Shkollimin Specialistik, ndërsa kanë deklaruar se kompetencat për këtë çështje do të barten tek Oda e Mjekëve kur të jenë gati t’i ushtrojnë.

Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Dr. Pleurat Sejdiu, ka deklaruar se grupi i përbashkët MSH-OMK kanë bërë analizat dhe propozimin tek ministri Ismaili për bartjen e kompetencave dhe kjo pritet të vendoset pas një analize nga kabineti i tij.

“OMK konsideron se është e gatshme që të filloj me marrjen e kompetencave edhe në këtë fushë, në mënyrë graduale dhe periodike. Kjo pasi edhe brenda këtij procesi janë komponentë përbërëse të procesit”.

“Bartja e këtyre komponentëve ne mënyrë graduale do ishte e mire dhe besoj se procesi i nënshtruar i mbikëqyrjes ligjore nga ana e MSh do te ishte i suksesshëm dhe do rriste kualitetin. Ne çdo proces, decentralizimi rrit përgjegjësinë dhe përgjegjësia kualitetin”, ka deklaruar Sejdiu.

Para 2 javësh në OMK ka qëndruar një përfaqësues i Odës së Mjekëve të Gjermanisë, Domen Podnar. Sejdiu ka thënë se nga praktikat e prezantuara nga Podnar për specializime, del se janë pothuajse të njëjta ndërmjet Gjermanisë dhe Kosovës. Sejdiu në fund ka deklaruar se spitalet rajonale kanë më së shumti nevojë për specialistë të rinj.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?