”Drejtësia në Kosovë pa guxim për të gjykuar krimin në profilin e lartë”

”Drejtësia në Kosovë pa guxim për të gjykuar krimin në profilin e lartë”

Betim Musliu nga Instituti i Kosovës për Drejtësi – IKD ka thënë se institucionet e drejtësisë kanë dështuar të shënjestrojnë rastet e profilit të lartë të krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ai thotë se për shkak të presionit të lartë institucionet e drejtësisë në Kosovë kanë tentuar të krijojnë mekanizma se kinse po e luftojnë […]

Ai thotë se për shkak të presionit të lartë institucionet e drejtësisë në Kosovë kanë tentuar të krijojnë mekanizma se kinse po e luftojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar dhe kjo, sipas tij, është bërë për të mashtruar qytetarët e Kosovës dhe ndërkombëtarët.

“Nevoja për me dëshmu rezultate ndaj korrupsionit kanë lindur pas kërkesave nga ndërkombëtarët. Duke qenë nën presion institucionet kosovare janë detyruar të krijojnë mekanizma për të thënë se po e luftojmë krimin e organizuar”, ka thënë Musliu në “Express Intervistën” në KTV.

Sipas Musliut është vet Këshilli Prokurorial, përmes Reshat Millakut, që ka shkelë kriteret e saj në shënjestrimin e rasteve, duke i ndjekur vetëm ato të profilit të ulët dhe të mesëm.

“Shënjestrimi i këtyre rasteve është bërë për të rritur numrin e rasteve e për të bërë një mashtrim se kinse po luftohet krimi i organizuar e korrupsioni. Nëse shohim rastet e shënjestruara atëherë mund ta shohim se kjo është mashtrim”, ka thënë Musliu.

Ai thotë se janë shënjestruar vetëm rastet e profilit të ulët dhe të mesëm, derisa rastet e profilit të lartë përmes së cilës ka potencial për konfiskim të pasurisë, sipas tij, nuk është bërë asgjë.

“Kryesisht janë shënjestruar raste të profilit të mesëm dhe të ulët, por ndaj profilit të lartë duket se nuk ka as guxim të shënjestrohen”, thotë Musliu, gjersa përmend rastet profilit të lartë që nuk janë shënjestruar si ai i mashtrimit me viza të Ukë Rugovës, rasti “Toka” ku është i përfshirë Azem Syla, rasti ndaj Qemajl Mustafës, rasti “Pronto”, dhe ai ndaj Pal Lekajt.

Ai thotë se sistemi i drejtësisë është i ndikuar nga politika, dhe nuk janë ato raste që futen në procedurë dhe marrin dënimin e merituar.

“Janë 51 raste që janë shënjestruar, e prej tyre 15 janë të përfunduara në formën e prerë. Dënimet janë qesharake. Janë një numër i vogël i rasteve kur janë dënuar me burgim efektiv, por që i përkasin profilit të ulët”, u shpreh ai.

Ai shpreh bindjen se baza ligjore është e jashtëzakonshme, por nuk po punohet në implementimin e saj.

“Këta prokurorë nuk kanë bërë asnjëherë kërkesë për konfiskim të pasurisë. Në masë të madhe këta prokurorë kanë qenë të ndikuar në aktakuzat që kanë ngritur. Është përdorë pushteti që t’i ndjekin kundërshtarët e tyre brenda sistemit të drejtësisë, që shërben për të bërë përndjekje të individëve. Përfaqësimi i këtyre aktakuzave nuk është asnjëherë i denjë”, u shpreh ai.

Sipas tij nëse vazhdon të jetë ky nivel që e kemi sot atëherë nuk do të ketë investime ndërkombëtare për shkak të mos sigurisë, e as vet qytetarët nuk janë të sigurt në punët e tyre për shkak të problemeve juridike që ekzistojnë.

“Në rastet kur një prokuror e zhvillon një proces hetimor, ai i ka në dispozicion të gjitha institucionet, i cili me një kërkesë në gjykatë ai mund të hyjë shumë thellë dhe ai mund të arrijë të dëshmojë për pasurinë e përfituar nga një aktiviteti kriminal dhe me këto dyshime mund të bëjë një aktakuzë përmes së cilës duhet të kërkojë konfiskimin e pasurisë. Gjykata duhet ta vërtetojë se nëse ajo pasuri është e fituar me vepër penale atëherë ajo duhet të konfiskohet. Momentalisht një armë e fort e ka Gjykata, që mund t’i kërkojë personit të dyshuar që të sjellë të gjitha dëshmitë që i posedon se si e ka bërë pasurinë ligjërisht dhe nëse nuk dëshmohet atëherë i konfiskohet pasuria”, u shpreh Musliu.

Megjithatë, Musliu thotë se në raport me vendet e rajonit Kosova nuk qëndron më keq.

“As Serbia, Mali i Zi, Shqipëria e Maqedonia e Veriut nuk qëndrojnë më mirë se ne”, tha ai.

Tutje Musliu ka thënë se, “ky sistem i drejtësisë në të cilin është investuar jashtëzakonisht shumë, vazhdon të mos na shpaguhet. Ata janë duke na e kthyer vetëm me të keq dhe po u shërbejnë vetëm gjepave të vet dhe interesave partiake”.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?