Doktori i fertilitetit kishte përdorur spermën e tij për t’i lënë shtatzënë dhjetëra gra

Doktori i fertilitetit kishte përdorur spermën e tij për t’i lënë shtatzënë dhjetëra gra

Një doktor fertiliteti nga Kanadaja raportohet se e ka përdorur spermën e tij që të mbarste të paktën 11 gra, sipas një aktakuze të bërë nga disa prej ish pacienteve të tij. Ai po ashtu përdorte spermën e gabuar për të mbarsur dhjetëra të tjera që kërkonin të lindnin, gjatë një karriere 44 vjeçare [nga […]

Një doktor fertiliteti nga Kanadaja raportohet se e ka përdorur spermën e tij që të mbarste të paktën 11 gra, sipas një aktakuze të bërë nga disa prej ish pacienteve të tij.

Ai po ashtu përdorte spermën e gabuar për të mbarsur dhjetëra të tjera që kërkonin të lindnin, gjatë një karriere 44 vjeçare [nga viti 1970 deri në vitin 2014].

Sjellja e Bernard Norman Barwinit ishte përshkruar si “e tmerrshme” dhe “matanë çdo dënimi” nga rregullatori mjekësor i Ontarios, që i revokoi licensën 80 vjeçarit dje.

Në një deklarim faktesh të lexuar para komitetit thuhej se dhjetëra pacientë kishin pësuar dëme të pariparueshme shkaku i veprimeve të doktorit.

Dy gra e kishin paditur doktorin në vitin 2010, pasi e kishin marrë vesh se sperma që iu ishte vënë nuk ishte nga baballarët e kërkuar të fëmijëve por nga vetë z.Barwin.

Një dekadë më vonë, nga një hetim i caktuar doli se mbi 50 fëmijë ishin lindur me spermën e gabuar. Nga këta, 11 prej tyre besohet të jenë fëmijët biologjikë të z.Barwin. /Periskopi

Të fundit
Të ngjashme