Dodik: Nuk e kam thirrur Thaçin si president të Kosovës

Presidenti i Bosnje e Hercegovinës, Milorad Dodik i ka dërguar ftesë presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçit për të marrë pjesë në Samitin e Banja Llukës. Por, ai sot deklaroi para medieve se kjo ftesë nuk i ishte dedikuar Thaçit si President i Republikës së Kosovës. Dodik tha se Hashim Thaçi  mund të marrë […]

Por, ai sot deklaroi para medieve se kjo ftesë nuk i ishte dedikuar Thaçit si President i Republikës së Kosovës.

Dodik tha se Hashim Thaçi  mund të marrë pjesë si përfaqësues i Prishtinës në këtë Samit, pra me fusnotë, ashtu siç edhe e pranojnë shtetet të cilat nuk e kanë njohur Kosovën shtet të pavarur.

“Nëse do të vijë si Prishtinë dhe nën fusnotë, le të vijë. Nëse kjo nuk është problem për të, pse duhet të jetë për ne”, u shpreh Dodik para gazetarëve.

Por, ai shoi se të gjithë të ftuarit e tjerë janë thirrur si krerët e shtetit, transmeton Periskopi.

“E kam bërë shumë të qartë qëndrimin tim për Thaçin dhe ai ka për ta kuptuar se Kosova është pjesë e integruar e Serbisë. Nëse pajtohet të vij me fusnotë, atëherë lë ta bëj”, u shpreh Dodik.

Nga kabineti i Dodik më parë shpjeguan se pjesëmarrja e Kosovës në SEECP u zgjidh në vitin 2014 me pëlqimin e të gjithë pjesëmarrësve që nuk e njohin Kosovën: Serbia, Greqia, Rumania, Moldavia dhe Bosnje Hercegovina.

Sipas kësaj zgjidhjeje, Kosova heq dorë nga prezantimi si shtet të pavarur dhe pranon të hyjë në SEECP me një fusnotë.

E njëjta gjë pranohet nga të gjithë pjesëmarrësit e tjerë të SEECP të cilat nuk e njohin Kosovën si shtet. /Periskopi

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?