Djali i Donald Trump, Eriku, pështyhet në publik

Djali i presidentit amerikan Donald Trump, Eriku ,tha se shërbimet sekrete amerikane e morën një punonjëse në Çikago për ta intervistuar pasi ajo e kishte pështyer atë. Eric Trump i tha Breitbart News në një intervistë telefonike se “ishte një akt pastërtisht i gërditshëm nga dikush që dukej qartë se kishte probleme emocionale.” Ai implikoi […]
Djali i presidentit amerikan Donald Trump, Eriku ,tha se shërbimet sekrete amerikane e morën një punonjëse në Çikago për ta intervistuar pasi ajo e kishte pështyer atë.
Eric Trump i tha Breitbart News në një intervistë telefonike se “ishte një akt pastërtisht i gërditshëm nga dikush që dukej qartë se kishte probleme emocionale.”
Ai implikoi se incidenti ishte shembull i frustrimit të demokratëve për sukseset e administratës republikane të babait të tij, përkthen Perikopi nga The Time.
“Për një parti që predikon tolerancën, kjo dëshmon tepër pak civilitet,” tha ai.
Shumë zyrtarë të tjerë të administratës Trump, përshirë Kirstjen Nielsenin, janë konfrontuar në publik pas tërbimit që shkaktonin politikat e ndryshme të saj. /Periskopi












