Deputeti Berisha: Kosova nuk po i trajton barabartë egjiptianët me komunitetet e tjera

Deputeti Berisha: Kosova nuk po i trajton barabartë egjiptianët me komunitetet e tjera

Deputeti Veton Berisha në “Express Intervistën” ka thënë se egjiptianët në Kosovë nuk po trajtohen si të barabartë me komunitetet e tjera. Ai thotë se shteti duhet të ketë një plan, të cilën do të sillte barazi për të gjitha komunitetet e jo të ketë standarde të dyfishta. “Ne sot jemi në ditën e fundit […]

Ai thotë se shteti duhet të ketë një plan, të cilën do të sillte barazi për të gjitha komunitetet e jo të ketë standarde të dyfishta.

“Ne sot jemi në ditën e fundit të Javës Egjiptiane. Brenda gjashtë ditëve jemi munduar që të bëjmë sa më shumë që të ngremë zërin e egjiptianëve. Java ka qenë me plot aktivitete, kemi pas aktivitete qendrore dhe lokale. Kemi tentuar që të tërheqim vëmendjen e institucioneve”, ka thënë Berisha.

Berisha tutje ka shtuar se përmes protestës së sotme janë munduar të paraqesin problemet, të cilat institucionet e Kosovës vazhdojnë t’i neglizhojnë.

“Kemi nevojë që të trajtohemi dinjitetshëm, në këtë aspekt mendoj se ndaj nesh shteti ka obligime. Në Kosovë përdoren dy apo më tepër standarde ndaj komuniteteve. Në këtë rast janë të privilegjuar serbët. Mendoj se nuk ka më arsye të flitet për integrim derisa serbëve u janë ndërtuar shtëpi dhe ato janë të braktisura, kurse ne kemi kërkuar të na ndërtohen shtëpi dhe ka pasur hezitim. Trajtohemi jobarabartë edhe me komunitetet e tjera”, u shpreh ai.

Berisha tutje ka thënë se nuk është e mjaftueshme një pozitë në Parlamentin e Kosovës, derisa ka theksuar se duhet të ketë një lidhje ndërmjet nivelit qendror e lokal, që sipas tij mungon.

“Ne nuk kemi vende të garantuara në aspektin lokal e kjo është shumë e rëndësishme. Nuk kemi një lidhje, e shteti do të duhet të bëjë një lidhje ndërmjet nivelit qendror e lokal”, tha Berisha.

Ai thotë se nuk ka më arsye që qytetarët të trajtohen në raporte të shumëfishta.

“Mendoj se kjo duhet të ndryshojë dhe të trajtohemi barabartë. Shteti duhet të ulet dhe të bëjë një plan të saktë për problemet që na preokupojnë. Ka vetëm veprime ad-hoc, por duhet të kenë një plan të mirëfilltë. Mendoj se shteti duhet të ketë sistem, të ketë ligje dhe t’i implementojë ato”, ka thënë Berisha.

Tutje Berisha ka përmendur rastin kur komuniteti egjiptian është përjashtuar krejtësisht nga konkursi në Polici, derisa ka theksuar se ka raste edhe kur personave të shkolluar shteti nuk u ka gjetur punë.

“Kemi 300-400 persona që kanë diplomuar, e kemi njerëz të tjerë që janë të aftë për të punuar.

Kemi rastin kur një mjek ka paditur Ministrinë e Shëndetësisë për shkak të mos punësimit të tij. Ai tani është duke punuar në Dubai, dhe tani ka një plan që të krijojë një fond për studentët”, ka thënë ai.

Berisha thotë se në sferën e arsimit komuniteti egjiptian është duke qëndruar mjaft mirë dhe ka vetëdije më të mirë.

“E dimë se është shumë e rëndësishme që të shkollohemi. Iu bëjmë thirrje prindërve që të dërgojnë fëmijët në shkollë dhe mund të them se në secilën familje ka të paktën një person që është me shkollë të mesme”, ka deklaruar ai.

Tutje ai ka thënë se gjithashtu edhe grante nuk trajtohen të barabartë me të tjerët.

“Minimalisht komuniteti ynë përfiton grante nga ana e ministrive. Komuniteti ynë e ka të vështirë të kandidojë si i barabartë me të tjerët, dhe nuk ka një politikë që të sjellë një nivel të barabartë. Kosova në rajon është më së miri që i trajton komunitetet, por nuk është e mjaftueshme, duhet të kishte pozitë më të mirë, në këtë aspekt flas të ketë më shumë të punësuar, e mirëqenie”, u shpreh Berisha.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?