Dekreti i Metës, Pandeli Majko thotë se pas Zotit, në Shqipëri vjen Gjykata Kushtetuese

Dekreti i Metës, Pandeli Majko thotë se pas Zotit, në Shqipëri vjen Gjykata Kushtetuese

Ministri i Diasporës, Pandeli Majko, ka shprehur në emër të Partisë Socialiste gatishmërinë për të ribërë zgjedhjet vendore të 30 qershorit, vetëm nëse Gjykata Kushtetuese që pritet të jetë funksionalë së afërmi, do të vendosë  për legjitimitetin e dekretit të presidentit të Republikës, Ilir Meta, për anulimin e datës së zgjedhjeve. I ftuar në emisionin […]

I ftuar në emisionin e televizionit informativ Abc News, “Mbrëmje Ide”, Majko tha se vendi shumë shpejt do të këtë një Gjykatë Kushtetuese dhe është kjo instancë që do të caktojë nëse ka të drejtë Partia Demokratike apo Partia Socialiste.

“Ne shumë shpejt do të kemi një Gjykatë Kushtetuese. Kjo Gjykatë jam i bindur që do të ndajë shapin nga sheqeri, nëse ka të drejtë PD-ja apo PS-ja. Nëse Gjykata thotë se PS-ja ka shkelur ligjin, ka shkelur dekretin, ka shkelur Kushtetutën, ne do të shkojmë përsëri në zgjedhje lokale. Por zgjedhjet lokale do të ribëhen me vendim të Gjykatës Kushtetuese. Pas Zotit, në Shqipëri vjen Gjykata Kushtetuese.”, u shpreh Majko.

Ministri i bërë thirrje opozitës për shmangien e përplasjeve, duke iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese për të kërkuar ligjshmërinë e zgjedhjeve që priten të mbahen të dielën e ardhshme.

“Këshilla ime është që të mos shkohet te përplasja. Është e paimagjinueshme që partia që krijoi votën e lirë pas viteve ‘90, të nxjerrë njerëzit në rrugë për t’i penguar ata që të votojnë. Është e paimagjinueshme. Prandaj, mendoj se më qetësi dhe me dashuri ta mendojnë të shtruar dhe ka boll njerëz të mençur, të shkojnë nesër në Gjykatën Kushtetuese dhe të kërkojnë nëse janë të mendimit se dekreti i Presidentit është i ligjshëm dhe se ne jemi duke bërë zgjedhje të paligjshme, të shkojnë në Gjykatën Kushtetuese dhe jo të djegin shkolla”, tha eksponenti i PS-së.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?