Befasojnë arabët: Studimi tregon se po i kthejnë shpinën islamit dhe se po i mbështesin gratë në politikë

Bota arabe po i kthen shpinën religjionit dhe po ashtu relacioneve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, thuhet në sondazhin më të madh publik të mbajtur në rajon. 25 mijë vetë morën pjesë nga 10 vende të ndryshme përfshirë edhe territoret palestineze ku të gjeturat ishin mjaft interesante, përkthen Periskopi nga The Guardian. Liderët fetarë […]
Bota arabe po i kthen shpinën religjionit dhe po ashtu relacioneve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, thuhet në sondazhin më të madh publik të mbajtur në rajon.
25 mijë vetë morën pjesë nga 10 vende të ndryshme përfshirë edhe territoret palestineze ku të gjeturat ishin mjaft interesante, përkthen Periskopi nga The Guardian.
Liderët fetarë e kishin humbur besimin e xhematit të tyre në vitet e fundit – thotë hulumtimi.
Po ashtu, kishte një rritje domethënëse të arabëve që e përshkruanin veten e tyre si “joreligjioz” – nga 11 për qind në vitet 2012-2014 në 18 për qind këtë vit.
Vetëm 12 për qind e vendeve të përfshira kishin mendim pozitiv për Donald Trumpin, që shërben si president i ShBA-ve. Ndërkohë që Vladimir Putini shihej si shumë më i mirë, me 28 për qind. Lideri më i dashur botëror ishte Rexhep Taip Erdoan me 51%.
Të paktën 60% e respondentëve nga 8 prej 11 vendeve thanë se dhuna kundër ShBA-ve ishte konsekuencë logjike e interferencës së tyre në rajon. Ky sentiment ishte më i vërejtur në Liban, Palestinë dhe Jemen.
Po ashtu, kishim një rritje të mbështetjes të së drejtës së gruas në botën arabe për t’u ndarë nga burrat e tyre.
91 për qind e vendeve të anketuara kishin thënë se gratë duhej të lejoheshin që të ishin në krye të qeverive në një vend mysliman.
Nocioni i një presidenteje grua apo kryeministreje ishte më i pranueshëm në Liban, Marok dhe Tunizi, dhe më pak i pranueshëm në Algjeri. /Periskopi












