Becker: Ende mbetët punë për transformimin e plotë të FSK-së

Becker: Ende mbetët punë për transformimin e plotë të FSK-së

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se synimi dhe vizioni kryesor i Kosovës është që t’i bashkohet NATO-së dhe për këtë është e rëndësishme që miqtë ndërkombëtar t’i besojnë Kosovës. Haradinaj gjithashtu e vlerësoi rolin e Ekipit Këshillues Ndërlidhës i NATO-s, ku theksoi se angazhimin e tyre e shohin si një urë të rëndësishme […]

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se synimi dhe vizioni kryesor i Kosovës është që t’i bashkohet NATO-së dhe për këtë është e rëndësishme që miqtë ndërkombëtar t’i besojnë Kosovës.

Haradinaj gjithashtu e vlerësoi rolin e Ekipit Këshillues Ndërlidhës i NATO-s, ku theksoi se angazhimin e tyre e shohin si një urë të rëndësishme ndërmjet Kosovës dhe NATO-s.

“Për ne është me rëndësi që të na besoni ju miqtë tanë, ne jo vetëm iu besojmë juve por iu marrim si njerëz tanë. KFOR-in e marrim si ushtri tonë. Kemi një synim dhe vizion si Kosovë që t’iu bashkangjitemi juve, familjes së juaj për këtë do të angazhohemi dhe do të punojmë. Konsiderojmë misionin e Nalt-it,  si një urë të rëndësishme ndërmjet Kosovës dhe NATO-s”, tha kryeministri

Këto komente kryeministri i bëri gjatë ndërrimit të drejtorit të NALT –it (Ekipi Këshillues Ndërlidhës i NATO-s), ku u bë dhe pranim-dorëzimi i detyrës nga gjeneral brigade, Uëe A. Becker te gjenerali tjetër Michael Oberneyer.

Me këtë rast, kryeministri Haradinaj i ndau gjeneralit Becker medaljen hero i kombit “Gjergj Kastriot-Skënderbeu”.

Drejtori i deritanishëm i NALT-it, gjeneral Brigade Uëe Becker, u shpreh i kënaqur me bashkëpunimin që ka pasur me FSK-në dhe Ministrinë e Mbrojtjes, duke vlerësuar se kjo tregon marrëdhëniet e mira që ka me Kosovën.

Ai tha se qëllimi i tyre ka qenë zhvillimi i FSK-së. Sipas tij, edhe pse është arritur shumë, mbetët punë ende për procesin e transformimit të plotë të FSK-së.

Por gjenerali Becker tha se kjo është rruga e duhur për një të ardhme më të mirë.

“Ne kemi arritur në një marrëdhënie të shkëlqyeshme pune në kuadër të mandatit tonë, që kemi pas qëllim zhvillimin e FSK-së. Edhe pse është arritur shumë, mbetët shumë për të bërë, procesi i transformimit është një punë komplekse që kërkon durim dhe angazhim, por kjo është rruga e duhur e ardhshme”, tha ai.

Kurse drejtori i emëruar, gjeneral brigade, Michael Oberneyer tha se është arritur shumë gjatë viteve të fundit dhe premtoi angazhim të madh për të progresin e mëtutjeshëm.

“Pasi FSK ka kaluar 120 ditët të periudhës  së procesit të tranzicionit të FSK, ne kemi bërë vetëm 50 kilometrat e parë të martonës. Ne qëndrojmë të gatshëm për t’iu ndihmuar në këtë rrugëtim”, tha ai.

Ndërkaq, ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha shprehi falënderime për gjeneralin Becker duke e vlerësuar gjithë angazhimin e tij për zhvillimin e FSK-së.

Kurse, komandanti i FSK-së, Rrahaman Rama tha se FSK do të vazhdoi të trajnohet dhe të operojë me profesionalizëm.

Ndërsa, komandanti i KFOR-it, Lorenzo Daddario tha se roli i tyre ka qenë dhe do të jetë për stabilitetin rajonal dhe zhvillimin e Kosovës./E

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?