BE kritikohet ashpër për diskriminimin që po i bën Kosovës me vizat

Bloomberg i ka kushtuar një artikull gjendjes politike në Ballkan e në veçanti vendeve si Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina. Theks të veçantë i vihet liberalizimit të vizave dhe faktit se si Bashkimi Evropian i kishte vënë kritere të shumta Kosovës për të përmbushur kriteret, e pas përmbushjes së tyre […]
Ajo çfarë theksohet më së shumti janë raportet mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe bisedimet në Bruksel, takimi i politikanëve kosovarë dhe atyre serbë në Gjermani, ku u pritën nga kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Emmanuel Macron. Bloomberg raporton se si është shtyrë edhe takimi i paraparë të mbahet në Paris. Në anën tjetër ministrja e Punëve të Jashtme e Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva, thuhet se u ka bërë thirrjeve zyrtarëve të BE-së që t’i “përmbushin premtimet e tyre” në shkëmbim të reformave që kërkohen nga vendet e Ballkanit.“I premtuam Kosovës se do të marrin liberalizimin e vizave nëse i përmbushim kushtet – kështu edhe vepruan, dhe një vit më pas ende nuk ka liberalizim”, ka shtuar Zaharieva gjatë një konference të mbajtur në qytetin bullgar Plovdiq gjatë të mërkurës.
“Kur BE-ja nuk i përmbush premtimet e veta, do të humbë besimin” e atyre vendeve”, ka shtuar ministrja bullgare.Siq raporton Bloomberg, pa një përkushtim dhe mbikëqyrja të rajonit të shkatërruar nga lufta, analistët parashikojnë atmosferë të brishtë në Ballkanin Perëndimor. Kjo rrezikon thellimin e luftës për pushtet në rajon mes Perëndimit, Rusisë, Kinës dhe Lindjes së Mesme.
Timothy Less që është në krye të projektit në Forumin për Gjeopolitika pranë Kolegjit Darëin, në Universitetin e Cambridge, ka deklaruar se “politika rajonale është e trazuar”.“Shoh më shumë trazira politike gjatë viteve të ardhshme dhe kalim në autoritarizëm kjo për shkak se njerëzit e nervozuar në veçanti klasat rurale dhe ato punëtore po u bëjnë thirrjeve liderëve të tyre të ruajnë rendin dhe sigurinë”, ka shtuar Less.












