Auditori për MASHT-in: Pagoi profesorë për orë pa evidencë

Auditori për MASHT-in: Pagoi profesorë për orë pa evidencë

Kritika të shumta ka marrë Ministria e Arsimit, për mosmenaxhim të mirë të buxhetit. Në vitin 2018, ajo ka shpenzuar 88% të buxhetit final, ose mbi 49 milionë euro, nga mbi 56 milionë sa i kishte në total, raporton KTV. Sipas Raportit të Zyrës Kombëtare të Auditimit, MASHT-i, edhe pse nuk ka arritur ta përfundojë […]

Në vitin 2018, ajo ka shpenzuar 88% të buxhetit final, ose mbi 49 milionë euro, nga mbi 56 milionë sa i kishte në total, raporton KTV.

Sipas Raportit të Zyrës Kombëtare të Auditimit, MASHT-i, edhe pse nuk ka arritur ta përfundojë komplet buxhetin, zyrtarë të saj kanë manovruar duke hequr e shtuar para nga një sektor në tjetrin.

Problem në këtë ministri vazhdon të mbetet numri i madh i punëtorëve. Madje, sipas gjetjeve të Auditorit, Ministria e Arsimit, vitin e kaluar, nga kursimet, të hyrat vetjake dhe donacionet, i ka marrë mbi 1 milion euro dhe i ka shtuar në buxhetin për paga dhe mëditje për të cilat fillimisht i kishte kalkuluar mbi 17 milionë euro.

5 milionë e 600 mijë euro ajo i kishte paraqitur si shpenzime për projekte kapitale, ndërsa në fakt 5 milionë të mjeteve për libra hyjnë në kategorinë e mallrave dhe shërbimeve.

Gjatë vitit 2018, MASHT-i, përveç ngatërresave në klasifikim te blerja e librave, i kishte orientuar ndryshe edhe 780 mijë e 247 eurot nga kategoria ‘investime kapitale për mallra dhe shërbime’.

Sipas Raportit të Auditorit, planifikimi jo i mirë i buxhetit rezulton me pasqyrim të gabuar të shpenzimeve nëpër kategoritë ekonomike dhe shkakton çorientim në pasqyrat financiare.

Ministria e Arsimit, ende i llogarit si pronë të veten shkollat e ndërtuara në komuna të ndryshme.

Për këtë, kjo e fundit kishte mbivlerësuar gjendjen e aseteve për 3 milionë e 145 448 euro.

Zyra e Auditorit rekomandon që këto objekte të largohen nga regjistri i pasurive të Ministrisë.

Auditori thekson se anëtarët e Komisionit për Zgjedhjen e Kontesteve dhe të Ankesave, edhe pse nuk kanë punuar jashtë orarit, janë kompensuar me shuma deri në 994 euro për periudhën qershor-korrik të vitit të kaluar

Auditori, po ashtu, ka gjetur se në Universitetin e Prizrenit, me 500 euro është bërë kompensimi i profesorëve për orët mbi normë, edhe pse nuk kishte dëshmi se orët ishin mbajtur.

Ministria kishte paguar edhe për punë që nuk ishin kryer në projektin e shkollës fillore në Braboniq të Mitrovicës.

Sipas Auditorit, pagesat e tilla rrisin rrezikun e dëmtimit të buxhetit të Ministrisë.

Si konkluzion i përgjithshëm për vitin 2017, Zyra e Auditorit kishte dhënë disa rekomandime për MASHT-in.

Megjithëse disa janë përmirësuar, sipas Auditorit, ka probleme që janë përsëritur edhe në vitin 2018.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?