Ambasadori norvegjez: Populli po i kërkon ndryshimet, arrijeni marrëveshjen sa më shpejt (Video)

Ambasadori norvegjes, Per Strand Sjaastad sot gjatë konferencës ‘’Zëri i Popullit rreth finales së madhe ndërmjet Kosovës dhe Serbisë’, ka thënë se marrëveshja duhet të arrihet sa më shpejt, që t’i hapet rrugë proceseve drejt BE’së, raporton Periskopi. Sjaastad tha se populli i kërkon ndryshimet, prandaj duhet arritur pajtim mes dy palëve. Populli i kërkon […]
Sjaastad tha se populli i kërkon ndryshimet, prandaj duhet arritur pajtim mes dy palëve.
Populli i kërkon ndryshimet, ata e mbështesin dialogut. Kjo situatë e krijuar rreth taksës e bën të vështirë procesin në dialog. Shpresojmë që të dyja palët sa më shpejt t‘i japin rast vetes për sukses dhe të kenë një hap pozitiv. Duke treguar fuqinë, mund ta krijojmë një atmosferë të domosdoshme për të arritur sukses. Duhet të kemi pajtimin e dy palëve. Shpresoj në një marrëveshje që do të jetë e pranueshme nga dyja palët’’, ka thënë ambasadori norvegjez.
Tutje ai thotë stopimi i dialogut do t’i vonojë proceset për anërtarësim në organizata ndërkombëtare.
‘’Shpresoj që do ta rritet besimi, të gjithë duhet të angazhohen në mënyrë konstruktive në gjitha fushat. Një koncensues dhe bashkëpunim më i mirë do ta bëjë këtë vend më të fuqishëm’’./PERISKOPI/
https://www.facebook.com/981226585245257/videos/198257507774923/












