Ahmeti: Ka kohë që e kemi diskutuar dorëheqjen nga Ekipi, paratë e shpenzuara janë problem i Qeverisë

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Shpend Ahmeti ka thënë se është shprehur i habitur nga entuziasti i dy partive opozitare, LDK’së e Vetëvendosjen, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për shpalljen të jashtëligjshëm të Ekipit Negociator – raporton Periskopi. Ai ka deklaruar se brenda partisë së tij është diskutuar më herët lidhur me këtë vendim të Gjykatës […]
Ai ka deklaruar se brenda partisë së tij është diskutuar më herët lidhur me këtë vendim të Gjykatës Kushtetuese.
“Para 10 ditëve apo më shumë është raportuar në media vendimi i Gjykatës Kushtetuese, sepse kjo gjykatë i merr vendimet shumë kohë më parë se t’i publikojë.
Tutje, ai ka thënë se edhe në ato diskutime është thënë se anëtarët e partisë së tij do të dorëhiqen pas këtij vendimi.
“Ne kemi vendosur që atëherë se nëse Gjykata Kushtetuese thotë se nuk jemi kompetent për këtë çështje, atëherë ne kemi vendosur të japim dorëheqje. Sepse ne nuk jemi në ekip për pozita, por për kompetenca. Do të jetë goxha problematike tërheqja e Ekipit Negociator”, ka thënë Ahmeti në Rubikon të KTV’së.
Lidhur me shpenzimet e këtij Ekipi, Ahmeti ka thënë se paratë janë ndarë nga Qeveria, dhe kjo është çështje e tij./PERISKOPI












