A ndodhi rrahja mes drejtorëve të Ministrisë së Mjedisit? – Ilir Morina e Fatmir Morina flasin për Periskopin

Kryeshefi i Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit, Ilir Morina, në një deklaratë dhënë për Periskopin ka demantuar raportimet e mediave se ai është përleshur fizikisht me drejtorin e Drejtorisë së Parkut Nacional “Bjeshkët e Nemuna”, Fatmir Morina. Morina ka thënë se aktualisht është duke pirë limonadë me drejtorin, dhe se atë nuk e ka takuar […]

Morina ka thënë se aktualisht është duke pirë limonadë me drejtorin, dhe se atë nuk e ka takuar fare gjatë ditës deri tani.

“Ato janë spekulime. Nuk është e vërtet që ka pasur rrahje e as ndonjë përplasje. Aktualisht unë e drejtori jemi duke pirë limonadë”, ka thënë Morina për Periskopin.

Madje, në rrjetin social “Facebook” ai ka publikuar një fotografi në një nga lokalet e kryeqytetit, ku shihet duke pirë limonadë me Fatmir Morinën dhe Burim Cakollin.

Për të njëjtën çështje, Periskopi ka kontaktuar edhe drejtorin e Drejtorisë së Parkut Nacional “Bjeshkët e Nemuna” Fatmir Morinën.

Edhe ai ka demantuar totalisht raportimet për përleshje fizike.

“Edhe ne kemi mbetur të habitur nga publikimi i atij lajmi. Aty s’ka asgjë të vërtet. Ne jemi së bashku aktualisht”, ka thënë ai.

Burime të Periskopit kanë bërë të ditur se Ilir Morina dhe Fatmir Morina kanë zgjedhur natyrën për t’i larë hesapet mes tyre.

Të njëjtat burime bëjnë të ditur se përleshja mes tyre ka ndodhur dje pasdite në Prevallë.

Por, të njëjtën gjë e ka mohuar Fatmir Morina.

“Jo jo. S’është e vërtet kjo fare. Ne nuk kemi qenë atje madje. Kemi dëshmi për këtë”, tha ai./PERISKOPI

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?