81-vjeçarja thyen rekord: Përfundon 960 milje me biçikletë, e bëri në kujtim të 3 fëmijëve të vdekur të saj

Një 81-vjeçare është bërë gruaja më e vjetër e cila arriti të kalojë 960 milje nga Land’s End në John O’Groats me biçikletë. Mavis Paterson nga Glenluce sfidoi veten në kujtim të tre fëmijëve të saj që vdiqën brenda katër vitesh, shkruan BBC, transmeton Periskopi. Ajo u nis më 30 maj dhe përfundoi udhëtimin e […]
Mavis Paterson nga Glenluce sfidoi veten në kujtim të tre fëmijëve të saj që vdiqën brenda katër vitesh, shkruan BBC, transmeton Periskopi.
Ajo u nis më 30 maj dhe përfundoi udhëtimin e saj epik të shtunën pasdite.
Libri i Rekordeve të Guinness kishte konfirmuar se pas përfundimit të maratonës, ajo do të ishte gruaja më e vjetër që do të realizone diçka të tillë.
Djali i saj, Sandy vdiq nga një atak në zemër në 2012, vajza Katie pas vuajtjes së pneumonisë virale në vitin 2013 dhe djalit Bob në një aksident në vitin 2016. Të gjithë ishin nën 40 vjeç.














