5 biseda (jo dhe aq të kendshme) që ÇDO çift duhet të bëjë para se të marrë vendimin të martohet

5 biseda (jo dhe aq të kendshme) që ÇDO çift duhet të bëjë para se të marrë vendimin të martohet

Të mendoni  se e njihni partnerin tuaj si gishtat e dorës dhe njohja e partnerit tuaj vërtetë si gishtat e dorës janë dy gjëra shumë të ndryshme. Një çift mund tëketë shumë vite bashkë dhe sërish disa tema të nxehta debati të mos i kenë prekur, apo të mos kenë përjetuar disa eksperienca që forcojnë […]

Të mendoni  se e njihni partnerin tuaj si gishtat e dorës dhe njohja e partnerit tuaj vërtetë si gishtat e dorës janë dy gjëra shumë të ndryshme. Një çift mund tëketë shumë vite bashkë dhe sërish disa tema të nxehta debati të mos i kenë prekur, apo të mos kenë përjetuar disa eksperienca që forcojnë apo shkatërrojnë lidhjen. Çështjet e mëposhtme mund të mos jenë gjithmonë të këndshme për t’u folur, por kjo është arsyeja përse ato janë aq të rëndësishme për t’u diskutuar.  Ato janë çështje reale për jetën reale Të lidhësh kurorë me një person do të thotë t’i qëndrosh besnikë gjithë jetën e ta pranosh në të mirë e në të keq. Por para se ta merrni këtë hap a i njihni të gjitha të metat e defektet e personit që doni?  Pra, para se dikush të vendosë një unazë në gishtin tuaj dhe ju ta pranoni pa e menduar dy herë,  sigurohuni që të jeni përfshirë në biseda të sinqerta, konstruktive dhe reale në lidhje me këto tema thelbësore. Dhe nëse kjo nuk do të tingëllonte shumë romantike për ju, thjesht mendoni se sa shumë më thellë do të njiheni me njëri-tjetrin duke ndarë të mirat dhe të këqijat tuaja.

1. Paratë

Askujt nuk i pëlqen të flasë për paratë apo zakonet financiare, por ja qe duhet. Sa kursimatarë jeni ? Nëse do jetonit bashkë, si do i ndanit paratë, si do i menaxhonit? Si ju pëlqen t’i shpenzoni paratë? Sa borxh keni vërtet? Janë disa nga pyetjet që duhet t’u bëni e t’u përgjigjeni dhe vetë para se të ndërmerrni një hap të tillë.

2. Fëmijë

Pas muajit të mjaltit dhe vitit të tretë të martesës,pasioni nuk do të jetë më si më parë! Të paktën kështu thonë terapistët e çifteve dhe të seksit. Do e gjeni veten të ulur në kolltukë me celularin në duar, pa folur asnjë fjalë për orë të tëra. Kjo gjendje njihet si humnera e rutinës, kur çifti ndjen se duhet të hedhin një hap tjetër në lidhje ! Ndoshta mund të jetë koha për një fëmijë! POR sa të sigurtë jeni që partneri në krahë e do një fëmijë? Po sikur njëri prej jush mos të mundej, do e merrnit parasysh mundësinë e adoptimit? Po fertilizimin invitro?  Përsëri, pyetjet e errëta, të pakëndshme, të cilat shpesh rezultojnë më të rëndësishmet.

3. Feja/besimi/traditat

Besimi është shpesh (megjithëse jo gjithmonë) një gur themeli i bashkimit të një çifti. Por, feja do të jetë një çështje veçanërisht e rëndësishme për t’u kapërcyer nëse ju vini  nga prejardhje të ndryshme fetare. Secili ka sistemet e veta të besimit, zakonet e njohura dhe traditat familjare. Kjo mund të jetë një temë e nxehtë, por duhet të siguroheni që jeni në të njëjtën faqe për ndërtimin e një jete së bashku, duke ngritur një familje brenda kontekstit të besimeve tuaja të përbashkëta ose përkatëse.

4. Qëllimet e karrierës

Nëse keni punuar fort për të arritur aty ku jeni dhe papritur partneri ju thotë që dëshiron të hiqni dorë,  atëherë është një këmbanë alarmi! Partneri duhet t;ju motivojë, t’ju nxisë dhe të ndihet krenarë për arritjet e tua. Nëse ndjeni se ai po ju shtyp që në fillimet e lidhjes atëherë në të ardhmen ççfarëdo të thotë ai?

5. Seksi

Jeta seksuale është një nga shtyllat themelore të jetës në çift, ndaj jini të hapur ndaj kësaj teme. Flisni rreth asaj çfarë prisni nga partneri, dëshirat tuaja e jo vetëm. Living

Të ngjashme
Horoskopi i datës 2 qershor, e martë

Horoskopi i datës 2 qershor, e martë

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Mos blini perde të reja: Me këtë metodë 5-minutëshe do të bëhen sërish të bardha si bora

Mos blini perde të reja: Me këtë metodë 5-minutëshe do të bëhen sërish të bardha si bora

Horoskopi për ditën e sotme - çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi për ditën e sotme - çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Qershori 2026 do të jetë muaji i fatit për këto shenja të horoskopit

Qershori 2026 do të jetë muaji i fatit për këto shenja të horoskopit

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Pothuajse askush nuk e përdor këtë funksion në klimë: Një klik largon mykun, erërat dhe papastërtitë

Pothuajse askush nuk e përdor këtë funksion në klimë: Një klik largon mykun, erërat dhe papastërtitë

Horoskopi për ditën e sotme, 28 maj 2026

Horoskopi për ditën e sotme, 28 maj 2026

Video virale tregon Robert F. Kennedy Jr. duke kapur gjarpërinj me duar

Video virale tregon Robert F. Kennedy Jr. duke kapur gjarpërinj me duar

Parashikimi i horoskopit 26 maj, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

Parashikimi i horoskopit 26 maj, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

A e ulë seksi stresin?

A e ulë seksi stresin?

Horoskopi për sot, ja çka kanë parashikuar yjet

Horoskopi për sot, ja çka kanë parashikuar yjet

Bëjeni të çmendet: Mos u përmbani - tregoni çdo gjë që dini!

Bëjeni të çmendet: Mos u përmbani - tregoni çdo gjë që dini!