Zmbrapset Haradinaj: Çakorri s’është as i yni, as i Malit të Zi

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë një konference të mbajtur pasdite me shefen e Zyrës së BE’së në Kosovë, Nataliya Apostolova, lidhur me publikimin e Raportit të Progresit, ka folur edhe për Çakorrin – shkruan Periskopi. Haradinaj, gjatë takimit të sotëm me kryeministrin e Malit të Zi, u pyet se në cilën pjesë do të […]
Haradinaj, gjatë takimit të sotëm me kryeministrin e Malit të Zi, u pyet se në cilën pjesë do të mbetet Çakorri, por në mëngjes kryeministri Haradinaj nuk kishte një përgjigje të qartë dhe sipas tij ishte zënë ngushtë nga gazetarët.
Por, në fund të konferencës Haradinaj kishte një sqarim rreth kësaj pyetje.
“A është Çakorri me Kosovën apo me Malin e Zi, kufiri është Çakorr, një pjesë anej e një pjesë knej, e me nxunën në pozitë të keqe në mëngjes, ato jane vende, gjysë anej gjysë knej”, tha Haradinaj.
Gjithashtu, Haradina tha se i “erdhi keq me ja shpejgu në prezencë të kryeministrit malazez, se ju qitsha edhe juve keq”.
Ndërsa në mëngjes e ka pritur në zyrën e tij homologun nga Mali i Zi, i cili ka marrë pjesë edhe në përurimin e Autostradës Prishtinë – Shkup./Periskopi/












