Zëvendësministri i Mbrojtjes dyshon se rusi i arrestuar në veri nuk punon vetëm për UNMIK-un

Me makinë zyrtare të UNMIK-ut tentoi t’u bllokonte rrugën Policisë së Kosovës gjatë aksionit të së martës në veri të vendit. Për këtë vepër në Zubin Potok, punonjësi i misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Mikhail Aleksandrovich Krasnoschenkov u arrestua. Por, Zëvendësministri i Mbrojtjes së Kosovës Burim Ramadani dyshon se UNIMK-u nuk është misioni […]
Me makinë zyrtare të UNMIK-ut tentoi t’u bllokonte rrugën Policisë së Kosovës gjatë aksionit të së martës në veri të vendit.
Për këtë vepër në Zubin Potok, punonjësi i misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Mikhail Aleksandrovich Krasnoschenkov u arrestua.
Por, Zëvendësministri i Mbrojtjes së Kosovës Burim Ramadani dyshon se UNIMK-u nuk është misioni i vetëm i rusit.
Klan Kosova merr vesh se Krasnoschenkov u dërgua në Beograd. Ky nuk është rasti i vetëm ku dyshohet se inteligjenca ruse e infiltruar në Organizata Ndërkombëtare bëhet aktive në Kosovë.












