Zemaj nuk beson se OKB’ja pranon krijimin e një Tribunali për krimet e serbëve

Zemaj nuk beson se OKB’ja pranon krijimin e një Tribunali për krimet e serbëve

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka folur për krijimin e Tribunalit Ndërkombëtar, që do të gjykonte krimet e serbëve në Kosovë. Ai në Interaktiv të KTV-së, tha se këtë iniciativë e sheh më shumë si garë mes partnerëve në koalicion. “Kemi dëgjuar për këtë iniciativë. Sa i përket kësaj ideje, s’kemi parë […]

Ai në Interaktiv të KTV-së, tha se këtë iniciativë e sheh më shumë si garë mes partnerëve në koalicion.

“Kemi dëgjuar për këtë iniciativë. Sa i përket kësaj ideje, s’kemi parë asgjë në letër por veç si ide që është proklamuar, apo si thirrje që krimet e serbëve në Kosovë të marrin një verdikt, e ky verdikt është të marrin dënime të gjithë ata kryen vepra kriminale, që për ne janë gjenocidiale e lënë pasoja të mëdha ndaj popullsisë në Kosovë”, tha ai.

Zemaj, thotë se LDK-ja janë të rezervuar të deklarohen rreth kësaj teme.

“Nëse i atribuohemi OKB-së, kërkesa për një Tribunal të tillë nuk është lehtë e realizueshme duke pasë përballë që në OKB, ka shtete që jo vetëm se kanë njohur Kosovën por edhe mbajnë qëndrim ndaj shtetit tonë”, tha ai.

Në aspektin procedural dhe politik, krijimi i këtij Tribunali, Zemaj thotë se është e pamundur por veç deklarative.

Sipas deputetit të LDK-së, këtë e sheh si një lloj gare mes partnerëve të koalicionit.

“Fatkeqësisht, sepse kjo temë është e ndjeshme. Mbi 1600 persona i kemi ende të zhdukur. Kjo temë, në këto rrethana, është veç garë mes dy krerëve të koalicionit”, tha Zemaj.

Sipas tij, sa i përket kësaj teme është me rëndësi të ruhet uniteti në Kuvend.

Zemaj, thotë se nuk beson që këtë iniciativë ta përkrah OKB-ja.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?