Zeka: Sali Berisha kishte tentuar të më kidnapojë, ja pse nuk i foli Ibrahim Rugova nga 96′

Deputeti Milaim Zeka duke komentuar debatin e akuzat Thaçi-Berisha, ka folur fjalë të rënda për ish-kryeministrin shqiptar, transmeton Periskopi. Zeka ka thënë se edhe Ibrahim Rugova ishte distancuar nga Sali Berisha, për një arsye shumë të fortë. ‘’Prej 96’ e këndej, Rugova nuk ka folë me Sali berishën. E ke pasë vështirë Rugovën me bind […]
Zeka ka thënë se edhe Ibrahim Rugova ishte distancuar nga Sali Berisha, për një arsye shumë të fortë.
‘’Prej 96’ e këndej, Rugova nuk ka folë me Sali berishën. E ke pasë vështirë Rugovën me bind për sjellje antikombëtare të dikujt. Dihen kurthat dhe instruksionet që ia ka bërë Sali Berisha me Bujar Bukoshin Ibrahim Rugovës. Këtu kanë pasë dorë edhe qeta që po thirren në emër të Rugovës’’, ka thënë sonte Zeka në DPT.
Tutje Zeka thotë se ‘’Një veprimtar ka deklaruar se Bujar Bukoshi ka dhënë para me vra Fehmi Aganin dhe Ibrahim Rugovës’’.
Zeka po ashtu tregon se Berisha kishte tentuar ta kidnapojë edhe vetë atë, për shkak të kundershtimeve ndaj tij.
‘’Sali Berisha ka dashtë me m’kidnapu gjatë një filmi ndërkombëtar në Shqipëri. E ka kidnapu dikënd tjetër në vend meje, gabimisht. Kam qenë kundërshtari më i madh i Berishës prej 93’ e këndej’/PERISKOPI/












