Zeka për autostradën ‘Arbën Xhaferi’: Kjo është arsyeja pse s’mora pjesë në përurimin e Urës së Hajnisë

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka, e ka quajtur hero ish-punëtorin e Kompanisë ‘Bechtel Enka’, Përparim Sadiku, i cili kishte mbetur i varur në trarë për më shumë se një orë gjatë punimeve në autostradën ‘Arbën Xhaferi’. Sadiku, i cili nuk u ftua sot në përurimin e kësaj autostrade, aktualisht ndodhet në një proces […]
Zeka ka shkruar në Facebook se kemi rënë në fund të pusit.
Autostradën e përuruar sot, ai e ka quajtur Urë të hajnisë klasike e të parasë publike.
“Lexoni ku kemi ra? Ne fund te pusit. Pikerisht kjo ishte aresyeja pse nuk isha ne perurimin e Ures te Hajnise klasike te parase publike. Ky Perparim Sadiku, per mu eshte hero i Kosoves”, ka shkruar Zeka në Facebook.
Ai ka shpërndarë edhe linkun e artikullit të Periskopit me titull “Ish-punëtori i Bechtel Enkës: S’kemi guxim të kalojmë nëpër autostradë, e kemi parë me sy si është punuar aty”.
Ai e ka quajtur hero Përparim Sadikun./PERISKOPI












