Ylli kosovar driblon dhe shënon gol fantastik kundër Galatasarayit në Turqi

Ylli kosovar driblon dhe shënon gol fantastik kundër Galatasarayit në Turqi

Ylli i Kombëtares së Kosovës në futboll, Vedat Muriqi po vazhdon të tregojë paraqitje fantastike në Turqi me Rizesporin. Formë të mirë ai tregoi edhe në ndeshjen e sontme si nikoqir i gjigantit turk, Galatasarayit, shkruan Periskopi. Sulmuesi shtatëlartë shënoi në minutën e 45-të për 1-1, derisa ndeshja në mënyrë dramatike u fitua nga Galtasaray […]

Formë të mirë ai tregoi edhe në ndeshjen e sontme si nikoqir i gjigantit turk, Galatasarayit, shkruan Periskopi.

Sulmuesi shtatëlartë shënoi në minutën e 45-të për 1-1, derisa ndeshja në mënyrë dramatike u fitua nga Galtasaray me rezultat 3-2.

Pasi shërbehet me një top afër zonës, Muriqi në mënyrë brilante driblon një kundërshtar, para se të lansojë një goditje në qoshen e majtë të portierit kundërshtar.

Shikoni golin në videon e mëposhtme.

 

Rizespori aktualisht pozicionohet në vendin e nëntë në tabelën e Super Ligës turke, me 40 pikë, ndërsa Galtasaray kryeson me 66 pikë. /Periskopi.com/

Të fundit
Të ngjashme