Vuçiq: S’do t’ua mbërrijë ymri të bashkoheni me Shqipërinë. Thaçi: Serbia s’do të ketë ymër të kthehet në Kosovë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka komentuar deklaratën e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, i cili ka thënë se Kosovës kurrë nuk do t’ia mbërrijë ymri të bashkohet me Shqipërinë. Thaçi ka thënë se as Vuçiqit dhe Serbisë nuk do t’ia mbërrijë ymri të kthehen në Kosovë. “Kufiri i Kosovës është në pikat 1 dhe 31 […]
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka komentuar deklaratën e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, i cili ka thënë se Kosovës kurrë nuk do t’ia mbërrijë ymri të bashkohet me Shqipërinë.
Thaçi ka thënë se as Vuçiqit dhe Serbisë nuk do t’ia mbërrijë ymri të kthehen në Kosovë.
“Kufiri i Kosovës është në pikat 1 dhe 31 dhe përgjatë territorit me Serbinë. Serbia ka menduar dhe nuk ka besuar se kurrë s’ka me na mbërri ymri me qenë shtet, por ja që jemi shtet dhe të pavarur dhe Serbisë kurrë s’ka me ia mbërri ymri të kthehet në Kosovë”, ka thënë Thaçi në një konferencë për media ku ka folur për aksionin në veri./Periskopi/












