Vuçiq: Për t’i arsyetuar arrestimet në Veri, arrestuan disa njerëz edhe në Drenicë

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq thotë se ai i ka paralajmëruar të gjithë lidhur me atë që do të ndodhte në Kosovë. “E kam paralajmëruar komunitetin ndërkombëtar dhe qytetarët tonë për atë që do të ndodhte dhe natyrisht kjo është transmetuar edhe përmes mediave”, ka thënë Vuçiq. “Po, si president i Republikës, e kam paralajmëruar gjithë […]
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq thotë se ai i ka paralajmëruar të gjithë lidhur me atë që do të ndodhte në Kosovë.
“E kam paralajmëruar komunitetin ndërkombëtar dhe qytetarët tonë për atë që do të ndodhte dhe natyrisht kjo është transmetuar edhe përmes mediave”, ka thënë Vuçiq.
“Po, si president i Republikës, e kam paralajmëruar gjithë publikun se çka do të ndodhë në Kosovë (e Metohi sic thotë ai) dhe të gjitha gazetat e kanë transmetuar paralajmërimin tim, çdo kush që mund të lexonte dhe lexon gazeta e ka parë paralajmërimin tim. Për këtë, nuk bënë asgjë as KFOR, NATO dhe BE’ja e as Shtetet e Bashkuara”, ka thënë Vuçiq përcjell Periskopi.
Vuçiq ka thënë se Prishtina nuk ka ‘ide për çka i ka kryer arrestimet”.
“Ata folën për një aksion në gjithë territorin e Kosovës dhe këtë e kanë bërë për të arsyetuar aksionin e tyre në veri për t’i arrestuar ata që i kundërshtojnë. Nuk është normale të jesh kundër njerëzve vetëm pse nuk i ndani pikpamjet e njëjta me përfaqësuesit e tyre legjitim”, ka thënë Vuçiq. /Periskopi/












