Vuçiq për paradën e ushtrisë: Kemi me çka me mbrojt Serbinë nga të gjitha agresionet

Serbia do të sillet me përgjegjësi dhe seriozitet, si dhe do ta ruaj paqen dhe stabilitetin. Por, megjithëse jetojmë sikur paqja të ketë jetë 100 vjet, duhet të jemi të gatshëm ta mbrojmë vendin në çdo kohë. Kështu ka deklaruar sot presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq në fjalimin e tij në paradën e Policisë dhe […]
Vuçiq tha se njësitë e ushtrisë dhe policisë duhet të jetë të përgatitura dhe të pajisura në të gjitha mënyrat, në mënyrë që të pengojnë agresionet e mundshme kundër Serbisë.
Pas përfundimit të paradës, Vuçiq u shpreh i kënaqur me punën dhe stërvitjen e policisë dhe ushtrisë.
Në paradën e sotme morën pjesë mbi katër mijë ushtarë dhe policë, rreth 300 mjete dhe sisteme luftarake dhe joluftarake si dhe rreth 40 avionë.
Vuçiq paralajmëroi se këtë vit do të ketë rritje të konsiderueshme të pagave në Polici dhe Ushtri.
Ai shtoi se qëllimi I rritjes së pagave është që të rritet edhe dëshira e njerëzve për të hyrë në ushtri dhe polici, në mënyrë që të rinjtë ta duan shtetin dhe ta kryejnë këtë detyrë të shkëlqyer./PERISKOPI












