Vuçiq në ofensivë për Kosovën: Nesër, takime në Beograd, Romë dhe Tiranë

Vuçiq në ofensivë për Kosovën: Nesër, takime në Beograd, Romë dhe Tiranë

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq nesër vazhdon ofensivën diplomatike lidhur me Kosovën. Fillimisht ai në Beograd do të takojë ambasadorët e vendeve të QUINT-it, kurse më vonë gjatë ditës ata do të kenë takime në Romë dhe Tiranë. Siç njofton zyra e presidentit serb, në takimin me përfaqësuesit e vendeve të QUINT-it do të marrin […]

Siç njofton zyra e presidentit serb, në takimin me përfaqësuesit e vendeve të QUINT-it do të marrin pjesë ambasadorët e Shteteve të Bashkuara, Britanisë, Francës, Italisë dhe Gjermanisë dhe Shefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Serbi.

Më pastaj presidenti serb do të udhëtojë për në Itali, ku do të flasë me Zëvendës Kryeministrin dhe Ministrin e Brendshëm, Mateo Salvini.

Vuçiq në takim me Salvinin, të cilin e sheh si një nga politikanët më me ndikim në Evropë, do të bisedojë për çështjen e Kosovës, përcjell Telegrafi.

Pas takimit me zyrtarin italian, Presidenti i Serbisë udhëton për në Tiranë, ku do të mbahet Samiti i Brdo-Brione.

Ai pas mbërritjes në Tiranë, nesër në mbrëmje do të ketë një takim me Përfaqësuesen e Lartë të Be-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, me të cilin ai e kishte takuar tashmë në një samit në Berlin javën e kaluar. Mogherini njëkohësisht është edhe ndërmjetësuese e BE-së në dialogun Kosovë-Serbi.

Të enjten Presidenti i Serbisë do të marrë pjesë në Samitin e procesit Brdo-Brione, në të cili do të marrë pjesë si mysafir special, presidenti i Polonisë, Andrzej Duda.

Në kuadër të fushatës diplomatike, për çështjen e Kosovës, Vuçiq në Pekin ka folur me presidentin kinez Xi Jingping dhe me presidentin rus Vladimir Putin.

Javën e kaluar Vuçiq ka marrë pjesë në samitin e Berlinit të organizuar nga kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Emmanuel Macron, ku tha se Serbia është e gatshme të vazhdojë dialogun me Kosovën, por vetëm pas heqjes së taksës.

Pas këtij Samiti presidenti serb tha se as nga bashkësia ndërkombëtare, as nga opinioni serb, nuk është pranuar plani i tij për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, siç ka thënë ai ideja e demarkacionit [korrigjimit të kufirit].

Presidenti Vuçiq ka paralajmëruar se pas këtyre takimeve do të bisedojë me serbët e Kosovës.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?