Vuçiq: Kosova po bashkohet me Shqipërinë, do të reagojmë ashpër dhe të vendosur

Vuçiq: Kosova po bashkohet me Shqipërinë, do të reagojmë ashpër dhe të vendosur

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se është absulutisht i bindur se gjërat do të zhvillohen në drejtimin, që, sipas tij, e ka paralajmëruar presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kur ka folur për mundësinë e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë. “Jam absolutisht i bindur se gjërat do të zhvillohen në këtë dejtim. Ne do të […]

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se është absulutisht i bindur se gjërat do të zhvillohen në drejtimin, që, sipas tij, e ka paralajmëruar presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kur ka folur për mundësinë e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë.

“Jam absolutisht i bindur se gjërat do të zhvillohen në këtë dejtim. Ne do të reagojmë në mënyrë serioze dhe të përgjegjshme, por të ashpër dhe të vendosur”, tha Vuçiq, transmetojnë mediat serbe.

Ditë më parë, presidenti i Kosovës, Thaçi, tha se po krijohen rrethana të reja, të cilat, sipas tij, e ofrojnë bashkimin e Kosovës me Shqipërinë si zgjidhjen më të mirë. Thaçi inkurajoi Parlamentin e Kosovës dhe atë të Shqipërisë të nxjerrin deklaratën e bashkimit.

Por, Vuçiq tha se komuniteti ndërkombëtar e ka siguruar se një gjë e tillë nuk do të ndodhë.

“Para tri ditësh iu kam thënë përfaqësuesve evropianë për këtë që po më pyesni (bashkimin e Kosovës dhe Shqipërisë) dhe ata më kanë thënë: Aleksandar, kjo nuk do të ndodhë. Ne nuk do ta lejojmë kurrë”, tha Vuçiq, por shtoi se pikërisht këto deklarata janë arsyeja përse ai beson se një gjë e tillë do të ndodhë.
Kosova, qysh në vitin 2011, është në proces të bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.
Por, procesi ka ngecur qysh në fund të vitit të kaluar, për shkak të, siç është thënë, taksës që u ka vënë Kosova prodhimeve të importuara nga Serbia.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?