Vuçiq kërcënon: Do t’iu sulmoj 17 orë pa pauzë, me një fjalim

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka paralajmëruar autoritetet në Prishtinë se nëse nuk tërhiqen nga Veriu ai do të sulmoj me armën që ai e konsideron më të fuqishmen. Sipas artikullit të medies serbe Njuz, burime brenda Presidencës serbe kanë bërë të ditur se Vuçiq ka thënë se do të mbajë një fjalim 17 orësh nëse […]
Sipas artikullit të medies serbe Njuz, burime brenda Presidencës serbe kanë bërë të ditur se Vuçiq ka thënë se do të mbajë një fjalim 17 orësh nëse Policia e Kosovës nuk tërhiqen nga aksioni në Veri të vendit.
Ai ka konsideruar se kjo është arma më e fuqishme që posedon Serbia, transmeton Periskopi.
Nëse do të ndodhte kjo, ku mediumi shkruan se fjalimi prej 17 orësh do të mbahej pa asnjë pauzë, pasi ai përmes fjalimit do të shkatërronte gjithçka që do t’i dilte para.
“Kjo armë nuk kërkon as të mbushet e as të pushoj sepse presidenti gjatë këtyre 17 orëve nuk do të shkoj as në tualet”, shkruan Njuz. /Periskopi












