Vuçiq flet për përshëndetjen që pati në mëngjes me Thaçin: Po hyjmë në një fazë të vështirë

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq në Tiranë përsëri u drejtua para gazetarëve me emërtimin “Kosova e Metohija”, për Republikën e Kosovës, raporton Periskopi. Ai u pyet nga gazetarët ndër të tjera edhe për përshëndetjen “e ftohtë” që pati me Presidentin Hashim Thaçi së cilës iu kundërpëgjigj me një pyetje. “E si do të duhej të veproja? […]
Ai u pyet nga gazetarët ndër të tjera edhe për përshëndetjen “e ftohtë” që pati me Presidentin Hashim Thaçi së cilës iu kundërpëgjigj me një pyetje.
“E si do të duhej të veproja? E gjitha çka mund të bëjmë është ta zgjasim dorën e të themi: Përshëndetje dhe si je?”, tha Vuçiq.“
Ai shtoi se kur bëhet fjalë për Kosovën, është e qartë se nuk po hyjnë nëpër “ujëra të qeta”, mëgjithëse Samitin e Brdo Brijunit e cilësoi si një “bisedë të hapur dhe të qetë” gjë që sipas tij është e pazakontë.
Fazën në të cilën po hyjnë marrëdhëniet e Serbisë me Kosovën e quajti të vështirë.
“Ne po hyjmë në një fazë të vështirë. Rezultatet tregojnë se situate po vështirësohet, por neve na takon të vazhdojmë të punojmë shumë”, u shpreh Vuçiq.












