Vuçiq flet dy – tri orë për Kosovën në Parlamentin serb

Aleksandër Vuçiq i drejtohet sot Parlamentit serb me një raport të detajuar për negociatat mes Kosovës dhe Serbisë. Sidoqoftë, raportohet se ‘nuk do të jepen detaje të palës serbe lidhur me atë se çka do t’i ofrojnë Prishtinës’, shkruan Blici serb, përcjell Periskopi. Burime të mediave serbe thonë se Vuçiq nuk do të zbulojë shumë […]
Aleksandër Vuçiq i drejtohet sot Parlamentit serb me një raport të detajuar për negociatat mes Kosovës dhe Serbisë.
Sidoqoftë, raportohet se ‘nuk do të jepen detaje të palës serbe lidhur me atë se çka do t’i ofrojnë Prishtinës’, shkruan Blici serb, përcjell Periskopi.
Burime të mediave serbe thonë se Vuçiq nuk do të zbulojë shumë plane për Kosovën, në mënyrë që të ‘mos e lëndojë pozicionin e Serbisë në negociata’.
Mediat kanë shkruar se Vuçiq do të flasë dy deri në tri orë vetëm për Kosovën. Vuçiq gjithashtu do t’u përgjigjet edhe pyetjeve të deputetëve lidhur me dialogun me Kosovën./Periskopi/












