Vriten 6 njerëz në kishën katolike

Një njeri i armatosur dogji një kishë gjatë meshës dhe vrau gjashtë njerëz, përfshirë priftin në Burkina Faso, kanë thënë autoritetet zyrtare. Sulmi ndodhi në qytetin verior të Dablos, kanë thënë burime të sigurisë dhe autoritete lokale, përkthen nga BBC, Periskopi. “Individë të armatosur u futën në kishën katolike… ata nisën të gjuanin ndërsa njerëzit […]
Një njeri i armatosur dogji një kishë gjatë meshës dhe vrau gjashtë njerëz, përfshirë priftin në Burkina Faso, kanë thënë autoritetet zyrtare.
Sulmi ndodhi në qytetin verior të Dablos, kanë thënë burime të sigurisë dhe autoritete lokale, përkthen nga BBC, Periskopi.

“Individë të armatosur u futën në kishën katolike… ata nisën të gjuanin ndërsa njerëzit u përpoqën të ikin,” tha kryetari i Dablos, Ousmane Zongo.
Ky është sulmi i tretë në kisha në Burkina Faso në pesë javët e fundit.
Një prift ishte mes të vdekurve, tha më tej kryetari Zongo. /Periskopi












