Vrasja e policit në Prishtinë – Katër të akuzuarve Apeli ua ashpërson dënimet, njërit ia zvogëlon

Vrasja e policit në Prishtinë – Katër të akuzuarve Apeli ua ashpërson dënimet, njërit ia zvogëlon

Gjykata e Apelit e Kosovës, ka vendosur sipas ankesave në çështjen e të akuzuarve Ramadan Gashi,Vesel Gjinovci, Kujim Bejiqi, Adonis Gashi dhe Vesel Bunjaku në lidhje me vrasjen e policit Shemsi Gashi, rast ky që kishte ndodhur më 25 mars 2015 në lagjen Mati të Prishtinës. Aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë, i datës 30.11.2018, […]

Aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë, i datës 30.11.2018, është ndryshuar sa i përket cilësimit ligjor të veprave penale për disa nga ta si dhe vendimit mbi dënim.

Të akuzuarit Ramadan Gashi për veprat penale “shtytje në kryerjen e veprës penale vrasje e rëndë” dhe “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, i është zbutur dënimi nga 25 vjet në 22 vjet e 6 muaj burgim.

Ndërsa të akuzuarve tjerë të këtij rasti, dënimet u janë rritur në masë të konsiderueshme.

Kështu, të akuzuarit Vesel Gjinovci, i cili është shpallur fajtor për veprat penale “vrasje e rëndë” dhe “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” i është rritur dënimi nga 8 vjet burgim në 14 vjet e 6 muaj.

Dënimi, sipas Gjykatës së Apelit, u është ashpërsuar edhe tre të akuzuarve tjerë Kujim Bejiqi, Adonis Gashi dhe Vesel Bunjaku të cilët janë gjetur fajtorë për veprën penale “ndihmë në kryerjen e veprës penale vrasje e rëndë”.

Kujtim Bejiqi nga 5 vjet sa ishte dënuar nga gjykata e shkalles së parë, është dënuar më 10 vjet burgim nga ana e Gjykatës së Apelit. Adonis Gashi nga 3 vjet e 10 muaj, dënimi i është rritur në 8 vjet. Ndërsa Vesel Bunjaku nga 5 vjet e 6 muaj në 11 vjet e 6 muaj.

Kujtojmë se eprori policor i krimeve ekonomike, Shemsi Gashi, ishte vrarë më 25 mars 2015 në lagjen “Mati” të Prishtinës, ndërsa për vrasjen e tij Prokuroria Themelore në Prishtinë kishte akuzuar tetë persona.

Në aktakuzë ishte thënë se për vrasjen e policit, Vesel Gjinovcit e Kujtim Bejiqit u ishin premtuar 5 mijë euro.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?