Video tronditëse: Momenti kur polici qëllon për vdekje 48 vjeçarin që nuk iu bind urdhrave të tij

Policia në San Diego të SHBA-ve ka publikuar pamjet e momentit kur një zyrtar policie qëllon për vdekje një burrë, i cili po ecte në drejtim të tij dhe bërtiste “Trump është djalli”. I dyshuari Vaughn Denham, 48-vjeç, raportohet se kishte sulmuar një person me hanxhar, pas një mosmarrëveshje që e kishin pasur. Zyrtari policor […]
I dyshuari Vaughn Denham, 48-vjeç, raportohet se kishte sulmuar një person me hanxhar, pas një mosmarrëveshje që e kishin pasur.
Zyrtari policor Corey Pitts, i ishte përgjigjur telefonatës për incidentin e ndodhur më 8 gusht të vitit 2017, dhe kur u mundua të ndërhyjë, Denham i doli përpara veturës së policisë dhe filloi ta godiste me zinxhirë.
Zyrtarët e lartë policor në San Diego kanë njoftuar se polici kishte reaguar në vetëmbrojtje, duke pretenduar se nuk duhet cilësuar si akt kriminal të shtënat.
Si pasojë e plagëve të marra nga dy plumbat e shkrepur nga Pitts, i dyshuari ka ndërruar jetë në spital, kurse raporti i mjekëve ligjor ka treguar se viktima kishte përdorur kanabis, metafetaminë dhe lëndë tjera narkotike.












