Veseli: Tribunali do të ndodh, është i pashmangshëm

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se është i lumtur që Kuvendi i Republikës së Kosovës sot i dha drejtimin e duhur iniciativës për ngritjen e Tribunalit ndërkombëtar për gjenocidin serb në Kosovë, duke votuar një komision konsensual që do të merret me këtë nismë dhe me rekomandimet tjera për Muzeun e […]
Për këtë, Veseli ka falënderuar të gjithë deputetët.
Lexo edhe:
Tutje, ai ka shkruar se ky Tribunal është i domosdoshëm, i pashmangshëm dhe ai do të ndodhë.
“Jam shumë i lumtur që Kuvendi i Republikës së Kosovës sot i dha drejtimin e duhur iniciativës për ngritjen e Tribunalit ndërkombëtar për gjenocidin serb në Kosovë, duke votuar një komision konsensual që do të merret me këtë nismë dhe me rekomandimet tjera për Muzeun e Gjenocidit, Muzeun e Dëbimit dhe shpalljen e Ditës së Gjenocidit. Falënderoj të gjithë deputetët. Ky Tribunal është i domosdoshëm, i pashmangshëm dhe ai do të ndodhë”, ka shkruar Veseli./PERISKOPI













