Veseli pret vajzat që nderuan Mitrovicën: Gjithmonë kemi qenë qytet i kampionëve në sport

Kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli sot në zyren e tij ka pritur klubin e femrave të Mitrovicës Klubi i Mitrovicës vazhdon të dominojë në futbollin e femrave dhe edhe këtë vit fitoi të gjitha trofetë, shkruan Periskopi. Kreu i Kuvendit dhe lideri i PDK-së, z.Kadri Veseli sot i ka pritur në zyren e tij vashat […]
Klubi i Mitrovicës vazhdon të dominojë në futbollin e femrave dhe edhe këtë vit fitoi të gjitha trofetë, shkruan Periskopi.
Kreu i Kuvendit dhe lideri i PDK-së, z.Kadri Veseli sot i ka pritur në zyren e tij vashat e klubit të Mitrovicës ku i ka uruar për sukseset e arritura.
“Pata kënaqesi te pres klubin e futbollisteve Mitrovica, kampione të futbollit ne Kosovë. Mitrovica gjithmone ka qene qytet e kampioneve ne sport, kulture dhe ne te gjitha sferat e shoqerise. Tradita vazhdon. Vitin qe vjen klubin Mitrovica do ta shohim ne garat europiane te futbollit, per te na dhene edhe me shume emocione dhe krenari,” ka shkruar Veseli në Facebook. /Periskopi/












