Veseli pranon raportin për Kosovën, pret liberalizim të shpejtë të vizave

Veseli pranon raportin për Kosovën, pret liberalizim të shpejtë të vizave

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka pranuar sot Raportin për Kosovën nga Përfaqësuesja e Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova, nëpërmjet të cilit konfirmohet progresi i arritur në vend. Duke uruar europarlamentarët e rinj, kryeparlamentari Veseli tha se Kosova është e përkushtuar për të rritur progresin dhe në rrugën e saj të integrimit […]

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka pranuar sot Raportin për Kosovën nga Përfaqësuesja e Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova, nëpërmjet të cilit konfirmohet progresi i arritur në vend.

Duke uruar europarlamentarët e rinj, kryeparlamentari Veseli tha se Kosova është e përkushtuar për të rritur progresin dhe në rrugën e saj të integrimit evropian.

“Presim që edhe të rinjve dhe të gjithë qytetarëve tanë, që me Komisionin e ri tu njihet e drejta legjitime për të lëvizur lirshëm në tokën të cilës i takojmë, në kontinentin e vet evropian. Ndërkaq ne do t’i marrim përgjegjësitë që na përkasin. Jemi të vetëdijshëm që kemi shumë për të bërë, por do të punojmë edhe më fuqishëm së bashku, me të gjithë segmentet e shoqërisë sonë”, theksoi Veseli.

Ai tha se lufta kundër korrupsionit dhe për sundimin e ligjit do të jetë e pakompromis.

Kosova, shtoi Veseli, ka vetëm një drejtim dhe ai është integrimi në BE, në NATO dhe partneritet me SHBA-të.

Nga ana e saj, Përfaqësuesja e BE tha se

Raporti është një reflektim i ndershëm për gjithçka që ka arritur Kosova.

“Raporti ka një rekomandim të qartë: Komisioni dhe Parlameneti Evropian, kanë rekomanduar liberalizimin e vizave. Pra tani, Komisioni nxit vendet anëtare që të ndërmarrin veprime sa më shpejt që të jetë e mundur, urgjentisht”, tha Apostolova.

Në raportin e ri për Kosovën, Komisioni Evropian ka bërë të ditur se Kosova ka shënuar progres në zbatimin e disa reformave kryesore të lidhura me BE-në, veçanërisht në lidhje me përmirësimin e sundimit të ligjit dhe administratës publike.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?