Veseli: Nuk ka forcë që na ndalë në rrugën e reformave

Veseli: Nuk ka forcë që na ndalë në rrugën e reformave

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, në Vushtrri, takoi strukturat e reja të degës së PDK-së në Vushtrri në prani të udhëheqësve qendror e lokal partiak dhe me këtë rast, diskutoi për vizionin e Dekadës së Re si vizion i së ardhmes së PDK-së dhe Kosovës në dekadën e tretë të lirisë dhe […]

“Nuk ka dorcë që mund të na ndalë në rrugën e reformave rrënjësore për të krijuar mundësi për njerëz me energji të reaj, me inovatorë e ndërmarrës që do ta zhvillojnë më fuqishëm ekonominë vendit tonë. Ne do të merremi me projektet e së ardhmes, me Dekadën e Re,  për  Kosovën e integruar drejt Bashkimit Evropian,  në NATO dhe partneritet me SHBA-të. Ky është vizioni dhe qëllimi ynë për të ardhmen”, tha Veseli.

“Përkushtimi jonë në Dekadën e Re, është një trashëgimi e UÇK-së dhe  e gjeneratave të mëhershme që ka kulmar me luftën e UÇK-së.  E ardhmja është përgjegjësi e neve që jemi gjallë, neve që e duam këtë vend dhe që dëshirojmë që fëmijët të rriten në këtë vend dhe të kenë perspektivë, të jetojnë më mirë. Kjo është përgjegjësi e Dekadës së Re, është përgjegjësi e PDK-së”, deklaroi Veseli.

Duke folur për shumë projekte të realizuara nga qeverija e PDK-së në Vushtrri, kryetari Veseli tha se shumë prej tyre ende po vazhdojnë sot të realizohen.

Ndërsa duke folur para strukturave të reja partiake në Vushtrri, Veseli tha se në mbaë vendin kanë marrë pjesë më shumë se 50 aktivistë në zgjedhjet e PDK-së, të cilat kanë rezultuar me një reformë substanciale ku më shumë se gjysma e kryetarëve të nëndegëve dhe degëve janë zgjedhur të rinj

“Në këto zgjedhje të brendshme, PDK ka filluar me një vizion të ri dhe, përveç proces zgjedhor e reformues, është vizion i ri, është energji e re për Kosovën, për proceset euroatlantike, në rrugën e së cilës Kosova do të dalë suksesshëm dhe faqebardhë”, tha Veseli.

Ndërsa rreth iniciativës për Tribunalin për dënimin e krimeve serbe në Kosovë, theksoi se iniciativa ka për qëllim të sjell drejtësi për mijëra viktima të gjenocidit serb.

“Nuk do të lejojmë që historia të përsëritet. Ne do të përgatitemi që të jemi më të fortë dhe më të zhvilluar.  Nuk duam hakmarrje por drejtësi, si komb dhe si shtet. Serbia duhet të përgjigjet për gjenocidin ndaj shqiptarëve, në mënyrë që të jetojmë në paqe me të gjithë fqinjët dhe t’i hapim perspektivë Ballkanit Perëndimor, e bashkërisht të ecim drejt Bashkimit Evropian dhe NATO-s”, deklaroi Veseli.

Lideri i PDK-së foli edhe për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, ndërsa bëri thirrje për luftim më të madh të këtyre dukurive negative me më shumë guxim në mënyrë që mos të mbrohet askush, pavarësisht përkatësisë partiake.

“Unë besoj se Kosova do të rrugëtojë  suksesshëm, do të bëjë më shumë në proceset zhvillimore drejt Bashkimit Evropian. Njerëzit e presin këtë nga ne. Kjo do të arrihet përmes një koncepti dhe vizioni që jemi duke e zhvilluar në Dekadën e Re. Asetin themelor, kapitalin human, ta përdorim në mënyrë adekuate, për inovacion ndërmarrësi dhe resurse natyrore”, theksoi z. Veseli.

Kryetari i degës së PDK-së në Vushtrri, Kurtan Kajtazi, diskutoi për procesin e suksesshëm zgjedhor në Vushtrri, strukturë prej 59 nëndegëve, e ku në qytet, prej 5 nëndegëve janë bërë 11 nëndegë dhe beson që strukturat që janë zgjedhur, në qytet dhe në të gjitha fshatrat, do të shihen me angazhimin e mëtutjeshëm.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?