Veseli: Ne marrim përgjegjësi para qytetarëve dhe mbajmë fjalën

Veseli: Ne marrim përgjegjësi para qytetarëve dhe mbajmë fjalën

Në kuadër të takimeve me degët, pas procesit të brendshëm zgjedhor, lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka takuar strukturat e degës së PDK-së në Lipjan, ku u mirëprit nga anëtarët, kryesia dhe strukturat drejtuese, me ç’rast diskutoi për platformën Dekada e Re dhe aktualitetin politik. “Dëshiroj që secili nga ju të ndjehet […]

“Dëshiroj që secili nga ju të ndjehet krenar për PDK-në dhe Kosovën, për angazhimin dhe marrjen e përgjegjësive. Kemi zhvilluar një proces të shkëlqyer zgjedhor, me pjesëmarrje masive, me mbi 50 mijë aktivistë. Pas këtij proceci zgjedhor, më shumë se gjysma e kryetarëve të degëve janë të rinj. Një dëshmi e organizimit tonë, janë rezultatet e zgjedhjeve në katër komunat veriore. Të gjitha partitë shqiptare së bashku, morën dy herë më pak vota se PDK“, tha Veseli.

“Ne kemi vizion në politikë, me ata që mendojnë ndryshe, nuk i shohim si armiq, sepse, ne punojmë për Kosovën dhe qytetarët tanë, e mbajmë fjalën dhe me procese reformatore, me qëllime e vizion të qartë për Dekadën e Re, duke e gërshetuar me përvojën dhe sakrificën e gjeneratave të vjetra, thellojmë dashurinë për vendin”, tha Veseli.

Ai ka folur edhe për iniciativën për formimin e Tribunalit për gjenocidin serb.

“Tribunali ka për qëllim vetëm të vërteten, drejtësinë, se kush ka qenë agresori dhe kush ka qenë viktima. Por, përveç përcaktimit për gjenocidin serb mbi Kosovën, dëshmohet mos guximi i njësiteve ushtarake të merret me UÇK-në por me popullatën civile. Ne nuk jemi popull hakmarrës, jemi për paqe dhe solidaritet, por nuk e harrojmë të kaluarën që për gjeneratat e reja të krijohet e ardhme e mirë“, tha Veseli.

Kreu i PDK-së po ashtu theksoi se PDK në Dekadën e Re do të transformojë vendin në zhvillimin ekonomik me politika direkte për të mbështetur inovatorët dhe sipërmarrësit e rinj që krijojnë blera të reja dhe vende të reja pune.

“PDK duhet të angazhohet për transformim dhe modernizim të shoqërisë, me konceptet e Dekadës së Re, konceptet perëndimore ku qytetarit i jepet hapësirë por kërkohet edhe përgjegjësi, mundësi e artë të cilën s’mund ta humbim. Identiteti ynë është perëndimor dhe i orientuar nga perëndimi si dhe synojmë zhvillimin ekonomik, dy premisa që nuk mund t’i harrojmë. Ne në PDK flasim hapur, ne duhet ta ndryshojmë edhe veten duke e luftuar të keqen, duhet të jemi të pa kompromis me të keqen. Duhet të tregojmë se ligji është më i fortë se individi. Dje ishim gati të sakrifikojmë, kemi pasur solidaritet dhe ideale.Nuk na ka shkuar mendja te përfitimi, andaj sot nuk mund të lejojmë që abuzuesit në emër të UÇK-së e të PDK-së të përfitojnë”, tha Veseli.

Ndërsa kryetari i degës së PDK-së në Lipjan, Hyzer Rizani, potencoi se PDK është parti e të gjitha shtresave, me perspektivë dhe vizion. Ai theksoi se me transparencë dhe llogaridhënie, plotësisht do të mbështeten në platformën e Dekadës së Re dhe vizionin e Kryetarit Kadri Veseli.

“Profesionalizmi dhe korrektësia janë dy parime bazë që na udhëheqin neve, këto vijnë duke u këshilluar me qytetarët dhe strukturat e degës së PDK-së në Lipjan”, tha Rizani, duke vlerësuar përkushtimin e Gruas Demokratike dhe Rinisë demokratike.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?