Veseli mesazh Qeverisë: Mjaft me asfalt, investime në bujqësi dhe inovacion (Video)

Kryetari i PDK’së, Kadri Veseli ka hedhur kritika ndaj partnerit të koalicionit, Ramush Haradinajt rreth investimeve në infrastrukturë. Ai në një intervistë ekskluzive për Periskopin ka thënë se duhet të investohet në bujqësi e inovacion. ‘’Unë kam vërejtjet e mia, për faktin të cilat janë normale. Koalicioni do të vazhdojë deri në fund. Unë ndoshta […]
Ai në një intervistë ekskluzive për Periskopin ka thënë se duhet të investohet në bujqësi e inovacion.
‘’Unë kam vërejtjet e mia, për faktin të cilat janë normale. Koalicioni do të vazhdojë deri në fund. Unë ndoshta disa gjëra i kisha bë më ndryshe. Veçanërisht fokusi duhet të jetë tek substanca, tek jeta e qytetarëve. Jo tek shpenzimet. Jemi shumë të fokusuar në shpenzime që kanë të bëjnë me infrastrukturë. Në substancë, tek fermeri, inovatori, ndërmarrësi. T’i fusim këta qindra miliona tek ata dhe të shohim se si do të jetë bumi ekonomik. Të ndalemi tek ikja e të rinjve tanë. Janë cështje pragmatike, konkrete. Kjo është politika ime’’, ka thënë Veseli./PERISKOPI/












