Veseli: Kemi me ta marr Fushë Kosovën. Kryetari i LDK’së: Edhe nja 10 vjet jo

Nisja e punimeve të Muzeut Historik të Natyrës, bëri që kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli të takohet me kryetarin e Komunës së Fushë-Kosovë, Burim Berisha, i cili vjen nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Veseli nuk e humbi rastin që t’i thotë Berishës që pretendon t’ia marrë udhëheqjen në këtë komunë. Por […]
Veseli nuk e humbi rastin që t’i thotë Berishës që pretendon t’ia marrë udhëheqjen në këtë komunë. Por edhe përgjigja e të parit të Fushë-Kosovës ishte mjaftë interesante.
“Shpresoj të ecim kështu së bashku përpara, edhe me një kryetar të Fushë-Kosovës se e kemi shumë të mirë, afër Prishtinës edhe lëvizin gjërat përpara. Megjithëse këtij unë mendoj me ia marr pushtetin, mos e harroni këtë“, tha Veseli.
E shumë i relaksuar me përgjigjen e tij u duk i pari i Fushë-Kosovës, Burim Berisha i cila me të qeshur tha se edhe 10 vjet nuk e dorëzon këtë post.
“Jo valla jo, për një 10 vjet jo”, tha Berisha.
Në vënien e gurthemelit të “Muzeut të Historisë së Natyrës” mori pjesë edhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, i cili është edhe investitori kryesor i këtij projekti në vlerë mbi 2 milionë euro.












